“Mos më pyet për Xhafën e Tahirin”, kushti i ministres së Ramës për gazetaren e Deutsche Welle

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar për reagimin e fundit që ka marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Gazetarja shkruan në postimin e saj se ministrja e Drejtësisë i ka vendosur kusht që gjatë intervistës, që do të zhvillohej ditën e djeshme, të mos e pyes për Fatmir Xhafaj dhe Sahimir Tahirin.
E revoltuar Shuka shkruan se sa e çudtishme është reforma në drejtësi në këtë vend.
Sipas saj, gazetraja nuk mund të pranonte kushtin e ministres për të mos e ushtruar këtë pyetje, pasi do të shkelte etikën e gazetarti. “Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat në fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht”, shkruan gazetarja.
Statusi i plotë
“Sa e besueshme është reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po të kemi parasysh rastet tejet të çuditshme të Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit?
Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së Drejtësisë, në një intervistë që kishim lënë për dje pasdite.
Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat në fjalë.
Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht”, shkruan gazetarja.

Indenberg