Modriç e fton te Real Madrid, ja si përgjigjet Neymar

Luka Modriç u shfaq të inkurajojë Neymar për t’u bashkuar me të te Real Madridi. Kroati e bëri këtë pas miqësores së të dielës, midis Brazilit dhe kombëtares ballkanase. Neymar ka qenë i lidhur ngushtë me një rikthim në La Liga, te kampionët europianë, më pak se një vit nga transferimi i tij rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te PSG.
26-vjeçari luajti një rol kryesor në “Anfield”, në paraqitjen e tij të parë që nga shkurti, duke ardhur nga stoli e shënuar një gol të shkëlqyer në fitoren 2-0 të Brazilit. Më pas, ai u fotografua nga Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) duke shkëmbyer fanellën e nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, Modric, ku dukej se ai nuk mund t’i rezistonte një aluzioni për një transferim në javët e ardhshme.
Ndërsa shkruanin mesazhe dhe shkëmbyen fanellat në tunelin e stadiumit, pas ndeshjes, Modriç mundi të dëgjohej qartë, duke thënë: “Ne po të presim ty”. Kjo shprehje nxitoi të marrë një buzëqeshje nga Neymar. Modric u pyet më vonë për thashethemet e transferimit dhe, sipas “Globo”, u përgjigj: “Le të shohim se çfarë mund të ndodhë!”
Neymar, gjithashtu, ka refuzuar të tërhiqet nga spekulimet e Real Madridit në fund, me fokusin e tij të mbyllur vetëm te kombëtarja, përpara Kupës së Botës 2018. Ai u tha gazetarëve, kur u pyet: “Fokusi është tani në ekipin kombëtar brazilian. Mediat po shkruajnë pa kuptim, nuk ia vlen të përgjigjemi për këto zëra”.