Minatorët sfidojnë policinë, paralajmërojnë Ramën me altoparlant nga jashtë Kryeministrisë

Minatorët e mbledhur për protestë para Kryeministrisë kanë marrë një altoparlant dhe me të i janë drejtuar me thirrje kreut të qeverisë, Edi Rama, nga poshtë dritareve të zyrës së tij. “Ne nuk tërhiqemi nga protesta jonë, kërkojmë tëdrejtat tona. Policia nuk mund të na ndalojë të protyestojmë për të drejtat tona. I bëjmë thirrje kryeministrit të plotësojë kërkesat se përndryshe protesta do të përshkallëzohet”, ishte thirrja me altoparlant e një minatory drejtuar Ramës dhe policisë së Shtetit.
Ata kanë bërë thirrje për statusin e minatorit dhe arsyet e pakuptimta pse nuk iu jepet, kur ofiecerëve ai status iu është dhënë me një pension të majmë.
Po ashtu kanë ngritur zërin pse Kuvendi duhet të ketë aq shumë deputetë, kur një deputet për bahski ishte mjaft dhe pagat e të tjerëve t’u shpërdaheshin minatorëve. “Ne nuk lëvizim prej këtu”, ka qënë thirrja më e fortë e minatorëve.
Policia e Shtetit nuk ia ka lejuar minatorët të protestojnë para Kryeministrisë, siç ata kishin paralajmëruar. Argument i dhënë nga Policia për mosdhënien e lejes për protestë i ka provokuar jo pak minatorët, pasi ata duhej të kishin kërkuar leje “3 ditë para protestës”.
”Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por, minatorët nuk janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë; ata janë shprehur se do ta vazhdojnë protestën edhe pa lejen e Policisë pasi ajo është thjesht e vetëm paqësore dhe kërkon vetëm të drejtat e mohuara prej vitesh, statusin e minatorit.