Militanti i PS i shkruan Berishës: Na helmuan fëmijët me naftë!

Ish-Kryeministri Berisha, ka publikuar një video nga fshati Gorishovë në Fier, ku duket si nafta ka ndotur mjedisin në këtë zonë.
“Një krim i rëndë mjedisor që dëmton rëndë jetën e banorëve dhe veçanërisht të fëmijëve!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha krahas videos së publikuar.
Personi që ka dërguar pamjet, thotë se është militant i Partisë Socialiste dhe është ankuar disa herë për çështjen e ndotjes nga nafta, por zëri i tij dhe banorëve të tjerë nuk është dëgjuar.
“Përshëndetje doktor, nëse është profili juaj ju lutem publikojeni se na helmuan fëmijët me naftën. Jam nga fshati Gorishovë dhe pothujase përditë nafta ikën lumë në përroin e Gorishovës. Jemi ankuar disa herë por askush s’na e var.
Ju lutem publikojeni, jam militant i Partis Socialiste po s’më itereson. Thjesht na ndihmoni, jam nga fshati Gorishovë, zonë e Cakranit”, shkruan qytetari.

Nje krim i rende mjedisor qe demton rende jeten e banoreve dhe veçanerisht te femijeve!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb“Pshendetje doktorPo esht profili juaj ju lutem publikoj se na elmuan femit me naften jam nga fshati gorishov dhe po thuj se perdit nafta iken lum ne prrojn e korishoves jemi ankuar disa her por askushu sna i varJu lutem publikoe jem militanti partis socjaliste po sme itereson .thiesht na ndimoni jam nga fshati gorishov zone cakranit”

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 6. Juni 2018