Mbytet një i ri në Gjirin e Lalzit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e të shtunës në Gjirin e Lalzit, ku është mbytur një i ri. Lajmi u përcoll në redaksinë online nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu raportohet se është dhënë alarmi edhe në Polici.
Pushuesit kanë telefonuar Policinë pasi kanë parë një person të mbytur në det. Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes, por pushuesit janë alarmuar nga ngjarja e rëndë.
Lajmi për një të person të mbytur është konfirmuar edhe nga burime pranë Policisë lokale.
“Rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, njoftoi policia.

mbytje