Marcelo: Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid

Mbrojtësi i majtë i Brazilit dhe Real Madrid ka dhënë një konferencë për shtyp ditën e enjte në Londër teksa përfaqësuesja e tij po përgatitet për Kupën e Botës.
Ai foli për shumë gjëra, përfshi Sergio Ramos dhe Firmino, si dhe la derën e hapër për Neymar t’i bashkohet Los Blancos duke thënë se: “Cristiano Ronaldo nuk është pronari i Real Madrid.”
Kur pyetet nëse kishte një lidhje mes largimit të Ronaldo-s dhe mbërritjes së Neymar, Marcelo tha: “Cristiano nuk është pronari i Real Madrid.
“Ai nuk ka përse të largohet në mënyrë që t’i hapë rrugë Neymar-it. Dua që Cristiano të qëndrojë me çdo kusht, si të gjithë, por Neymar e ka derën e hapur për të ardhur te Real Madrid.
“Është një klub ku duhet të luajnë më të mirët dhe unë e kam thënë se Neymar një ditë do të luajë te Real Madrid. Por nuk e di se kur.”
Referuar raportimeve të të përditshmeve portugeze, ‘Record’ dhe ‘A Bola’, është tashmë e vendosur që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, vendimi i tij tashmë duket i parevokueshëm. Motivi? Mosdakordësitë e zakonshme, tashmë të pjekura me presidentin Florentino Perez, përgjegjës për mos mbajtjen e premtimeve që lidhen me rishikimin e kushteve të kontratës së CR7, që nga ana e tij pretendon një rritje të pagesës prej 21 milionë euro, për të barazuar Messin në kuotën e 40 milionë dhe Neymar 37 milionë.
Kështu, janë të ndryshëm zërat që mbërrijnë nga Portugalia mbi destinacionet e mundshme të CR7, mes të cilave më favoritet janë padyshim PSG dhe Manchester United. Por nuk mbyllet me aq lista e ekipeve pretendente për të mirëpritur Ronaldon. Mes alternativave të përmendura nga mediat portugeze qëndrojnë edhe ekipet e Seria A të Italisë, me Juventus, Milan, Inter dhe Roma, si selitë e mundshme të projektuara për destinacionin e ardhshëm të fituesit të Topit të Artë në fuqi.