Mafia e burgut të Fierit, ja si funksionon

Burgu i Fierit vepron me kodin e mafias. Drejtori i këtij burgu, Arjan Hasani, me amnistinë e muajit shkur të vitit 2016 ka liruar të dënuarin Florind Marini, i cili akuzohej për vrasjen e një polici në Itali, pasi i kish marrë një pjesë të lekëve. Por ky me t’u liruar u zhduk dhe nuk u kthye në burg. Hasani ka kërkuar privatisht për tre muaj me radhë në Sarandë, në Vlorë dhe në fund është gjetur në Tiranë. Hasani e ka rrëmbyer me anë të një miku të tij, Ardian Hysi dhe e ka sjellë në burg dhe pas 2 ditësh është ekstraduar për në Itali me ndihmën e mikut të tij, i cili ishte edhe Kryeprokuror i Fierit, Ardian Ylli.
Ndërsa vjet në dhjetor, kur Arjan Hasani ishte drejtor në Burgun e Peqinit kai ka dhënë leje të dënuarit, Artan Koçeku, i cili kreu dhe një vrasje gjatë kohës që ishte me leje në Shkodër. Në fakt ky person ishte në statusin e të paraburgosurit i është dhënë masa e sigurisë “burg pa afat” nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P”. Pra në kundërshtim me ligjin e ka nisur me leje një të paraburgosur. Drejtori aktual i burgut të Fierit, Arjan Hasani akuzohet për mitmarrje. Dy ditë më parë është emëruar shef sigurie Ardian Hysi, personi që rrëmbeu të dënuarin Florind Marini në Tiranë.
Arjan Hasani ka qënë edhe më parë drejtor i burgut të Fierit, por në korrik të vitit 2016 ai është pezulluar nga detyra nga ministri i Drejtësisë i asaj kohe, Ylli Manjani.

Arjan Hasani kishte dy vjet e gjysëm që drejtonte këtë institucion por gjatë kryerjes sdë detyrës ishte akuzuar për marrje ryshfeti dhe dhënie lejesh për disa të burgosur në kundërshtim me ligjin.
Ndërkohë, shkarkimi i tij nga detyra u bë nga ministry i asaj kohe pas publikimit të një video, ku të dënuarit lajnë makinën e drejtorit dhe të administratës së burgut. Manjani është shprehur se Burgu nuk është një institucion privat.
“Burgu nuk është një institucion privat. Çdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si çdo person tjetër”, thuhej në një reagimin e ministrisë së Drejtësisë. Videoja ku tregohen të dënuarit që lajnë makinën personale të drejtorit të burgut Fier, Arjan Hasani u publikuan në media.
Pas urdhrit të Manjanit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas publikimit të videos, ku shfaqen disa të burgosur në IEVP Fier duke larë makinat private të drejtuesve të institucionit, ju bën me dije se në mënyrë të menjëhershme nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm është marra masa e pezullimit nga detyra të drejtorit të IEVP Fier, Arjan Hasani. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideronte shkelje të drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë.
Pas zgjedghjeve të vitit 2017, Arjan Hasani u emërua përsëri drejtor i Burgut të Fierit për shkak se ishte një nga persionat që kontribuan në vjedhjen e votave në favor të PS-së.