Kush ishin fjalët e fundit të Xhulietës para se vrasësi ta qëllonte me plumb

Vrasja e 19 vjeçares mëngjesin e sotëm në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Bëhet e ditur se, para krimit makabër ka patur edhe një debat mes viktimës dhe autorit të krimit. “Mos më prek”, kanë qënë fjalët e fundit të Xhulieta Çunit, drejtuar Xhafer Matës, 31-vjeçarit me të cilin dyshohet se kishte pasur një lidhje dashurie.
Këto fjalë kanë trokitur rëndë në mendjen e Xhafer Matës, 31-vjeçarit që duket se kishte ardhur i përgatitur për ta dëgjuar vendimin e saj final për lidhjen e tyre. Sapo Xhuljeta i ka kthyer kurrizin, 31-vjeçari e ka qëlluar me pistoletë dhe pastaj është kthyer nga kalimtarët.
Tejet i tronditur u ka folur: “Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, por nuk pa pritur ardhjen e Policisë. Ai ka vrarë veten në rrugë, jo larg vajzës së cilës nuk ia pranoi refuzimin.
Xhulejta Çuni, 19 vjeçe, ishte nga Vinjolli i Mirditës, kurse Xhafer Mata, 31 vjeç, nga Kalimashi i Kukësit. Të dy jetonin në Tiranë. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Don Boskos”.
Pas krimit të rëndë policia doli em një deklaratë për shtyp. “Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje. Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bëri të ditur policia.