Kush është “Skapi” që falsifikoi takimin me grekët për detin

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka treguar sot para gazetarëve detaje nga ajo që e quajti “aktin e fundit të tradhisë” nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Berisha tha se, marrëveshja është dorëzuar në tavolinë me arrogancë nga pala greke, dhe pala shqiptare ka bërë vetëm aprovimin.
Ish-Kryeministri foli për një personazh të padëgjuar më parë publikisht. Berisha tha se “Skapi” në bashkëpunim me agjentin Artur Meçollari ka falsifikuar detajet zyrtare të takimit mes dy delegacioneve.
“Pala greke në mënyrën me arrogante dhe prepotente i ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen duke i thënë merreni se për këtë nuk ka më asnjë koment, kjo është marrëveshja që ramë dakord në Greqi.
Në marrëveshjen e grekëve, ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale dhe zonën ekonomike, ai ishull që bëhej gjithë zhurma, pala greke bën të qartë se ishulli ka fuqinë e Korfuzit apo të tjerëve.
Disa anëtarë kanë bërë letra, shefave edhe Ramës dhe Bushatit. Një i pafytyrë që quhet Skapi dhe agjenti Mucollari arrijnë të falsifikojnë minutat e diskutimeve, të nënshtrojnë për firmë gjërat pasi janë hequr gjërat që janë deklaruar. Kurse nga Rama anëtarët marrin kërcenime për largime nga puna”, tha Berisha para Kuvendit.