Kryebashkiakja sulmon deputetin e PS: Memec që ha gjizë e pi raki, hoqët nga ndihma ekonomike 800 familje

Një përplasje e ashpër ka ardhur ditën e stome nga kryebashkiakia e Prrenjasit, Miranda Rira me deputetetin e PS-së, Nure Belba. Rira e cilëson “memec” deputetin, e PS-së duke thënë se ai nuk ka folur ansjeherë në parlament, pasi e vtemja gjë që ka ditur të bëjë është të pijë raki e të hajë gjizë.
Rira thotë se, ka mbauruar shkollën në moshen 22 vjeç ndërsa deputeti i PS-së është diplomuar 50-vjeç, duke mbaruar shkollë nate.
“T’u deshen 7 vjet që të mbaroje shkollën e natës, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe atë të shkretën! Kur unë isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, më dha burse Fullbright 40.000 $ qe unë të kryeja studimet Master në një nga universitetet amerikane më prestigjoze, ti haje gjize e pije raki nëpër mejhanet e fshatit!”, shkruan e revoltuar kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit ndërsa publikon dokumentat e heqjes nga ndihma ekonomike të 800 familjeve.
REAGIMI I PLOTË
Deputeti memec i Prrenjasit na qenka inatosur pse e quajtëm pijanec. Po mirë morë Z. Memec, sa herë ke folur në parlament dhe ke ngritur problemet e zonës tënde? Sa here ke mbajtur ndonje fjalim me karakter ekonomik meqe je dhe i fushes!? Sa here ke kerkuar asfaltimin e rruges se fshatit tend, Skroskë?! Sa here ke folur per problemet qe ka Prrenjasi apo fshatrat e tjere?! ZERO!!!

Të ka dalë emri si një nga deputetët që s’ke folur kurrë në parlament! E çdo flasësh ti, edhe unë çfarë kërkoj! Formimi yt s’ta lejon!
Meqë je marrë me titullin tim si profesoreshë, karriera ime si akademike dhe karriera jote si llogaritar kooperative i tipit të lartë, janë sikur të krahasosh ditën me natën. Unë e kam mbaruar shkollën në moshen 22 vjeç ndërsa ti u diplomove kur ishe mbi 50 vjeç, dhe shyqyr që mbarove një shkollë nate se do kishe ngelur pa diplomë fare.
Ne moshën 23 vjeç, une isha lektore ne disa fakultete, edhe atehere edhe aty ku ti mbarove shkollen e nates, por ti si nje kooperativist i vonuar, mbaje nje fletore tyrylyç me vete dhe ashtu siç hyje edhe dilje, meqe trute te ishin thare, dhe nuk mbaje mend gje nga leksionet.
T’u deshen 7 vjet që të mbaroje shkollën e nates, kuptohet sesi e ke mbaruar edhe atë të shkretën! Kur une isha 25 vjeç dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me dha burse Fullbright 40.000 $ qe une te kryeja studimet Master ne nje nga universitetet amerikane me prestigjoze, ti haje gjize e pije raki neper mejhanet e fshatit! Nuk po vazhdoj me tej, sepse skane vlere krahasimet, por mos u merr me kete aspekt, sepse del felliqur vete. Sa për ndihmën ekonomike po të postoj me poshtë vetëm muajin Prill, që të shikosh sa familje janë hequr pa shkak nga ndihma ekonomike.
Vetëm Prilli, ndërkohë që Janar- Maj, numri shkon rreth 800 familje. Këtyre jepu përgjigje pse i keni hequr sepse disa prej tyre s’kanë bukë të hanë. Ngrehu dhe kërko llogari meqe je “zëri” i popullit, ngreje “zërin”! Kujt i them dhe unë!!!

rira

download 1 1