Islami: Rama do të përgjigjet për mos hapjen e negociatave

Kastriot ISLAMI

Rama e ka të qartë, edhe nga Merkel, edhe nga Makron se negociatat nuk do të hapen në qershor.
Ramës ja bënë këtë vendim të qartë në Gjermani e Tiranë, Krichbaum e deputetët gjermanë…
Ramës, këtë gjë përsëritën në Hollandë deputetët hollandezë….
Ramës këtë gjë ia bëri të qartë Kryeministri bullgar kur ishte për vizitë në Tiranë….
Ramës këtë gjë ia tha nga Franca edhe kryetari i PPE Joseph Daul…
Ramës këtë gjë duket ja ka thënë në vesh edhe mentori i tij Soros kur ishte në Paris…
Ramës, mund të thuhet tashmë pa asnjë dyshim se ja kanë bërë të qartë të gjithë se negociatat s’hapen.
Shtrohet pyetja: Përse nuk hapen negociatat?
Se qeveria Rama s’ka luftuar korrupsionin…
Se është e lidhur ngushtësisht me krimin dhe trafiqet…
Se e ka shndërruar Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista….
Se provokon BE me deklarata nacionaliste…
Se është lidhur me ata që faktorë që BE i konsideron si rrezik për orientimin europian të Ballkanit…

Po çfarë po bën Edi Rama që të hapen negociatat?
Rama po bredh pa pushim brenda e jashtë Shqipërisë duke bërë përgjegjëse për mos hapjen e negociatave opozitën. Në realitet Rama bredh se nuk di çfarë të bëjë në zyrë…Dhe gjatë këtyre shfaqjeve të një estrade lëvizëse vetëm ofendon e përçmon qytetarët dhe shan opozitën…
Po përse Edi Rama e cilëson opozitën si pengesë për hapjen e negociatave?
Se opozita po prish imazhin e vëndit duke sulmuar korrupsionin, krimin dhe trafiqet…
Se opozita po prish imazhin e kriminelëve dhe të trafikantëve….
Se opozita po ja bën me dije të Vërtetën për realitetin shqiptar dhe këtë gjë po ja bën me dije ndërkombëtarëve
Në realitet Edi Rama është i vetmi person që mban përgjegjësi për mos hapjen e negociatave…
Se Edi rama nuk dëshiron të hapen negociatat…
Se Edi Rama nuk punon që të hapen negociatat
Se Edi Rama është ideatori e përfituesi kryesor i aferave korruptive të korrupsionit dhe i lidhjeve të qeverisë me krimin e trafiqet…
Se Edi Rama ndarjen prej tyre e konsideron baraz me humbjen e pushtetit..