Ish-lojtari i Kolumbisë, anëtar i bandës së Escobar

Një gjykatës në Argjentinë ka akuzuar djalin e lordit kolumbian të drogës Pablo Escobar se ka qenë pjesë e krimit të organizuar që kryesisht merrej me gjobëvënie. Në këtë bandë bënte pjesë edhe ish-futbollisti i kombëtares së Kolumbisë, Mauricio Serna, i cili gjithashtu është mes të akuzuarve.
Victoria Henao, Juan Pablo Escobar Henao dhe Serna akuzohen gjithashtu sa kanë bërë si ndërmjetës për rritje marrëveshjes për shitjen e drogës, kafes dhe pasurive të patundshme ndërmjet keqbërëse në Argjentinë dhe Kolumbi.
Kjo është zbardhur në bazë të dëshmisë së Jose Piedrahita, bosi i një prej karteleve të drogës, i arrestuar në Kolumbi në shtator.
Serna është ish-mesfushori i Boca Juniors me të cilën ka fituar dy herë radhazi Kupën Libertadores në vitet 2000 dhe 2001. Ai ekip mposhti Real Madrid në finalen e Botërorit për Klube. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares së Kolumbisë.