Ibsen Elezi: Protesta kundër taksës për Rrugën e Kombit, do thërrasim qyetarë nga i gjithë vendi

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Kukës Ibsen Elezi është shprehur në studion e Fax News, se do të ketë sërish protesta nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendosja e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.
Ai tha se banorët e Kukësit do të qëndrojnë deri në fund të vendosur, dhe se do të thërrasin në ndihmë dhe qytetarë të tjerë nga i gjithë vendi.
“Nëse do të rikthehet tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit atëherë do të ketë një protestë të dytë. Ne do ti bëjmë një thirrje që të marrin pjesë edhe qytetarë nga Kosova, dhe qytete të tjera të vensit, pasi dhe ata e vuajnë njësoj si ne kalimin duke paguar në këtë rrugë.
Për katër qytetarët që kanë mbetur në burg pas protestës së parë nuk ka pasur ende një seancë në gjykatë. Ne nuk mund të pranojmë të negociojmë me qeverinë, sa kohë që katër qytetarë mbeten ende në burg. Kjo tregon se drejtësia është e kapur nga ana e shtetit.
Ne do të veprojmë sërish në atë formë sa kohë që nuk do të ketë një reflektim nga ana e kryeministrit dhe qeverisë. Banorët e Kukësit do të vijojnë që të qëndrojnë të vendosur, kategorikisht kundër vendosjes së tarifës.
Është kryer një sondazh me banorët, dhe 99 nga 100 prej tyre, janë shprehu kundër vendosjes së taksës, ndërsa 1 prej tyre është zënë me gazetarin duke i thënë se ‘pse ma bënë këtë pyetje”, pasi padyshim ishte kundër”, u shpreh Elezi.