Higuain-Icardi, vjen drita jeshile për shkëmbimin e bujshëm

Shkëmbimi mes Juventus dhe Inter që parashikon kalimin e Mauro Icardi-t te bardhezinjtë në këmbim të Gonzalo Higuain, plus një shumë parasë është i vështirë të realizohet, por jo i pamundur. Në fakt, dy trajnerët e ekipeve respektive kanë dhënë miratimin e tyre. Mbeten akoma për t’u zgjidhur disa detaje, si vlerësimi i kartonëve të dy futbollistëve dhe shumë që do të duhet të përfundojë në arkat e Inter (deri tani është folur për 50 mln euro).
Icardi është me pushime për momentin, ndërsa Higuain po përgatitet për Botërorin me Argjentinën. Në orët e kaluara, ai ka thënë: “Kam një kontratë me Juventus, askush nuk më ka thënë se do të ketë ndryshime, vajza ime do të rritet në Torino”.
“Nëse më pëlqen Premier League? Po, është kampionati më i bukur në botë dhe do të më pëlqente të luaja atje”.

Firmino tremb klubin italian
Zërat e merkaton shkojnë kudo, edhe në grumbullimin e kombëtares braziliane që po përgatitet për Botërorin 2018. Nuk është Neymar lojtarin qendër të thashethemeve, por portieri i Roma-s, Alisson.
Pas sezoni të jashtëzakonshëm me verdhekuqtë, ai ka përfunduar në shënjestrën e Real Madrid, Liverpool dhe Chelsea. “Po, Alisson më ka pyetur për Liverpool-in dhe shpresoj që të vijë, por e di se e kërkojnë edhe skuadra të tjera”.
Këto kanë qenë fjalët e Roberto Firmino, ylli i të “Të Kuqve”, i cili duket se ka konfirmuar qëllimin e klubit të Premier League për të zëvendësuar Loris Karius, protagonisti negativ i finales së Champions League. Roma, nga ana e saj, ka konfirmuar se braziliani është i paprekshëm dhe se është gati t’i ofrojë lojtarit një kontratë të re me dyfishimin e rrogës.