Gjermania nuk pranon hapjen pa kushte të negociatave, Ministrja e Ramës me kodin e mafia

Nga Sali BERISHA

Kryekumbar Rama urdheron ndrikull Gjonin te zbatoje kodin e heshtjes per Xhafen dhe Tahirin!
Te dashur miq, narkoqeveritaret dhe narkoparlamentaret siçiliste kudo qe shkojne, para u shkon Saja e mbrapa i ndjek Xhafa! Nje delegacion qeveritar-parlamentar nga Shqiperia ishte ne fillim te javes ne Berlin me shprese se do te binde autoritetet gjermane per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, ndonese ato duke filluar nga kancelarja Merkel, ministra, deputete te Bundestagut e kane bere te qarte publikisht se Shqiperia duhet te plotesoje kushtet, pra nuk i ka plotesuar ato per hapjen e negociatave pa kushte!
Vete Kancelarja ne njoftimin per shtyp me Ramen, duke vleresuar gjerat qe jane bere deklaroi publikisht se mbetet edhe shume per te bere, duke lene te nenkuptohet keshtu se nuk mund te kete hapje te negociatave pa plotesimin e kushteve. Haptas folen gjithashtu me Ramen edhe qeveritaret e tjere dhe anetaret e Bundestagut, te cilet i bene atij te qarte se nuk ka hapje negociatash pa kushte dhe se do kerkohet plotesimi i kushteve e pastaj hapja e negociatave.
Ne kete vizite, Ramen ne çdo tryeze bisedimi e ndoqi Saimir Tahiri dhe hija e tij e zeze, si deshmi e lidhjeve te tij me krimin dhe trafikun e droges. Pas kthimit te Rames nga Berlini, Saimir Tahiri vertet dorezoi mandatin por vendosja e tij ne arrest shtepie u anullua me nderhyrjen direkt te Rames dhe Saja u la i lire nga gjykata e apelit.

Perveç kesaj plasi edhe skandali i dyte, edhe me i madh se i pari, qe u be dhe lajm boteror, qe ishte skandali Xhafa. Mbrojtja qe i beri Rama Xhafes, dorezimi me urgjence i Geronit ne Itali treguan se Shqiperia jo vetem nuk beri ndonje hap para ne plotesimin e kushteve qe autoritetet gjermane i numruan Rames gjate vizites te damkosur me bojkotin e darkes se shtruar prej tij nga grupi parlamentar me i madh dhe me i fuqishem ne Europe ai i CDU/CSU, por perkundrazi, ai ka paraqitur prova te reja te lidhjeve te tij dhe ministrave te tij me drogen dhe krimin.
Prandaj dhe delegacionit qeveritaro-parlamentar qe vizitoi Berlinin, kudo qe shkonte ne çdo takim dhe zyre iu tha troç se Gjermania nuk pranon hapjen pa kushte te negociatave. Atyre ne çdo takim dhe bisede u shtroheshin aferat Tahiri e Xhafa duke ua bere te qarte se nuk hapen negociatat pa zgjidhjen dhe trajtimin ligjor te pandikuar te rasteve te dy ministrave te rendit te lidhur me drogen.
Ne fund te dy diteve takimesh, me porosi te Rames ministrja Gjoni kerkeses se Deutche Welle per nje interviste iu pergjigj tipikisht si ndrikull e vertet duke perdorur ligjin me te vjeter te mafies, pra kodin e heshtjes. Ajo qe kerkonte ne Gjermani hapje pa kushte te negociatave midis BE dhe Shqiperise i thote gazetares se radios publike gjermane se intervisten e jap vetem me kusht qe te mos pyetem per Xhafen dhe Tahirin, pra te respektoj kodin e mafies apo te heshtjes per dy familjet mafioze ministrore pasi kete e ka urdher nga kryekumbar Rama! sb