Familja “Rama”, me tre banka në 5 vjet!

Pas përfshirjes në Bordin Drejtues të ABI Bank, Linda Rama dhe subjekti i saj bankar po njeh vetëm rritje duke tentuar të kapë edhe bankën e tretë brenda 5 viteve. Pas NBG Bank, Banka e Lindës po synon edhe Tirana Bank.
Linda Rama është në krye të listës për të blerë edhe bankën tjetër greke, Tirana Banka. Banka ka dalë në shitje prej kohësh dhe pritet që brenda 10 ditëve të ardhshme të bëhet edhe vlerësimi i ofretave. Deri tani procesi është mbajtur në sekret të plotë.
Për privatizimin e Tirana Bank deri tani janë katër banka që kanë paraqitur interes. Banka e bashkëshortes së Kryeministrit ku ajo është pjesë e bordit, si dhe tre oferta të tjera. Një tjetër ofertë është nga biznesmeni Zamir Mane dhe një tjetër ofertë nga Union Bank. Ka edhe një ofertë të katërt nga një bankë më pak e njohur. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme pritet edhe zytarizimi i ofertës fituese, por burimet saktësojnë se banka që po kërkon me ngulm zgjerimin në këto kohë të pastyrimnit të parave është ajo e çiftit kryeministror. E vetmja banka që po shtrin territorin në këto momente ku shumë banka të tjera nga vendi të Bashkimit Europian është ajo e bankës Kryeministrore. Pyetja kryesore që nuk ka ende një përgjigje është se si është e mundur që në një kohë në vend po hyjnë miliarda euro para droge, banka që është më aktive në treg është ajo e bashkëshortes së Kryeministrit?
Pse po shitet Tirana Bank
Piraeus Bank e Greqisë ka për qëllim të shesë filialet e saj që i ka tërësisht në pronësi në Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe Serbi, si pjesë e një plani për të reduktuar ekspozimet e saj të jashtme, sipas raporteve nga mediat greke, shkruan SEE Neës.
Plani Piraeus “përfshin uljen e ekspozimit të kredive me probleme të bankës (NPE) nën 20 miliardë euro deri në vitin 2020 nga 33.3 miliardë euro në tremujorin e parë dhe kreditë e saj me probleme (NPLs) me vonesë me më shumë se 90 ditë, në rreth 8 miliardë euro nga 23 miliardë euro në fund të muajit mars, njoftoi gazeta greke “Kathimerini” të mërkurën, duke cituar një lajm të agjencisë “Reuters” publikuar më herët.
“Deri në fund të vitit 2020, pritet që totali i aktiveve të grupit do të reduktohet në 70 miliardë euro”, tha Piraeus Bank, thotë në një deklaratë në faqen e saj, duke prezantuar strategjinë e saj të zhvillimit. Huadhënësi do të bëjë një shqyrtim të disiplinuar të të gjitha bizneseve ekzistuese, në mënyrë që të maksimizojë burimet, në zonat ku Piraeus historikisht ka pasur një pozicion dominues, sipas përmbledhjes së strategjisë.

“Kjo do të përfshijë një strukturë të thjeshtuar të grupit dhe masave efektive të racionalizimit të kostove, si dhe optimizimit të mëtejshëm të rrjetit të degëve tona dhe investimet që synojnë digjitalizimin”, shtoi Piraeus.
Banka e Pireut në Shqipëri
Banka e Pireut zotëron në Shqipëri filialin e Tirana Bank. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave në fund të tremujorit të parë 2017, Banka e Tiranës kishte asete me vlerë 80 miliardë lekë, apo 5.6% të totalit të sistemit bankar, duke qenë banka e pestë më e madhe në vend, sipas aktiveve.
Portofoli i saj i kredisë ishte 29.5 miliardë lekë, ose 5% e totalit. Banka zotëronte depozita prej 62 miliardë lekësh, ose 5.2% e totalit. Për tremujorin e parë, banka deklaroi një fitim sipas standardeve ndërkombëtare prej 286 milionë lekësh.
Procesi sekret i bankës për privatizimin e NBG
Pas disa muajsh që Banka Kombëtare e Greqisë (NBG në Shqipëri) kishte dalë në shitje mësohet se dje në Bankën e Shqipërisë do të nënshkruhej kontrata e kalimit të aseteve tek Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Transaksioni tashmë ka marrë miratimin nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurrencës, ndonëse deri në minutat e fundit pala greke kishte disa pretendime për operacionin e Abi Bank.
I gjithë procesi është mbajtur sekret nga Banka e Shqiërisë dhe nuk ka pasur asnjë tarnsparencë në lidhje me këtë blerje. Nuk dihet ende nëse dje është arritur në mënyrë definitive kalimi i pronësisë nga NBG tek ABi Banka, apo kemi një shtyrje të re për shkak të disa kleçkave që kishin mbetur ende pa u zgjidhur mes dy bankave. Ajo që mund të thuhet është se ABI Bank ka blerë NBG jo me ofertën më të lartë dhe asetet e kësaj banke janë vlerësuar shumë herë më pak se sa vlera reale e tyre, duke e zbritur shumën e blerjes në afro 90 milionë euro më pak, ku edhe në këtë rast ngrihen shumë pikëpyetje mbi këtë blerje.

Banka ku Linda Rama është këshilltare
Linda Rama, është emëruar në Këshillin Drejtues të ABI Bank (Banka Amerikane e Investimeve). Sipas dokumenteve znj.Rama është emëruar në këtë detyrë, që prej fillimit të vitit të shkuar dhe mandati i saj do të zgjasë deri më 7 janar të vitit 2020. Por edhe pse zyrtarisht rezulton në detyrë që prej janarit të vitit 2016, zyrtarizimi i znj.Rama është bërë në shtator, sipas dokumenteve të publikuara nga vetë banka. “Arsyet e hapjes së çështjes: Depozitim i Rezolutës Nr.64, datë 07.01.2016, ku është vendosur emërimi i z.Richard Lukaj dhe zj.Lindita Rama si anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues”, thuhet në Regjistrin e Binzeseve, referuar emërimit të Linda Ramës në Këshillin Drejtues të “ABI Bank”.
“ABI Bank” zotëron 2.7% të tregut bankar dhe nëse do të blejë edhe “NBG” atëherë portofoli i saj në tregun shqiptar do të arrinte në 5.6%.
ABI Bank vazhdoi të mbajë një pozicion rekord në treguesit më të rëndësishëm të sistemit bankar në gjysmën e parë të vitit 2016.
Kjo bankë rezultoi të ishte institucioni me përfitueshmërinë më të lartë në treg si rezultat i përmirësimeve në cilësinë e portofolit të kredisë dhe uljes së shpenzimeve administrative.
Përfitueshmëria e lartë ka çuar në një mjaftueshmëri kapitali rekord për bankën dhe më të lartën në sektorin bankar në Shqipëri me 23%. Niveli i lartë i depozitave dhe i kapitalit ndikuan në rritjen në masën 19% të aktiveve të bankës me një vlerë totale 229 milionë euro.
Pikëpyetjet mbi bankën
Sistemi bankar në Shqipëri numëron 16 banka, por vetëm njëra prej tyre vjen nga kompani offshore. Ajo është Banka Amerikane e Investimeve, në bordin drejtues të së cilës pak muaj më parë u emërua bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Banka Amerikane e Investimeve përbën një risi të çuditshme në sistemin financiar shqiptar, e cila ka habitur jo pak ekspertët. Pronësia e saj është e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale. Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. Por në rastin e ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.

Kush është NHC Kapital?
Dy fondet aksionere të Tranzit janë të regjistruara në Gran Cayman dhe administrohen të dyja nga NHC Capital Inc, një shoqëri amerikane administrimi kursimesh, në pronësi të dy kunetërve Moris Tabacinic dhe George Rohr. Të dy, hebrej amerikanë, morën pjesë në vitin 1991 në privatizimet e rëndësishme në Rusi dhe më pas ndërtuan një sistem fondesh të specializuara në Rusi dhe në vendet e Lindjes, të cilat administrohen direkt nga Moska.
Sistemi deklaron se administron 25 fonde private me vlera të barabarta që veprojnë në gati të gjithë vendet e Lindjes, dhe që kontrollojnë të paktën dy banka në Ukrainë dhe Rumani, me një vlerë të përbashkët të aktiveve për të gjitha fondet e barabartë me 3,4 miliardë dollarë.
Edhe pse NHC Capital Inc është e regjistruar në entin rregullator financiar, SEC, si administrator i fondeve të investimit, por fondet dhe e gjithë struktura janë të regjistruara në Cayman ose në ndonjë prej vendeve lindore, pra nuk i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve amerikane.
Dega kryesore vepruese e NHC Capital Inc është në Moskë nën emrin NHC Capital Real Estate, që rezulton të jetë një lloj shoqërie e administrimit të kursimeve ruse, pra administron fonde investimesh dhe deklaron të paktën tre fonde të krijuara në fillim të viteve 2000 dhe tashmë të mbyllura, për një shumë të përgjithshme prej 1,8 miliardë dollarë. Shembujt e investimeve të realizuara nga fondet NHC, të paraqitura në faqen zyrtare, nuk duken të tilla që të justifikojnë vlerën lartë të deklaruar nga ato.
Pronësia e panjohur
Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur Tranzit sh.p.k. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta dhe dy fonde të tjera, NCH Balkan Fund dhe New Century Holding.
Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman. NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214.

Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, Neë Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Askush nuk e di se kush qëndron pas NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale. Ky fakt ngre dyshime të forta. Kush qëndron pas Abi Bank dhe pse BSH pranoi të licencojë një bankë nga parajsat fiskale?
Kush janë ortakët dhe pastrimi parave?
Është një histori që nis nga shumë larg dhe që është e vështirë të kuptohet se ku po shkon. Në vitin 2014, Credite Agricole, si pasojë e një situate të rrënuar financiare, shiti filialin e saj shqiptar, të cilin e kishte blerë disa vjet më parë nga Emporiki, një banke greke e kontrolluar prej saj. Banka u ble nga kompania Tranzit shpk, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2009 dhe e autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitet financiar, leasing dhe faktoring, blerje kredish të këqia dhe veprime të tjera të ngjashme.
Tranzit shpk është në bashkëpronësi me nga 50 për qind të dy fondeve të investimit, NHC Balkan Fund L.P. dhe Neë Century Holdings XI L.P., të regjistruara në ishujt Cayman, çfarë e bën të pamundur njohjen e identitetit të pronarëve të fondeve.
Më 12 maj 2015, Tranzit firmosi marrëveshjen për blerjen e Credit Agricole. Në momentin e blerjes i gjithë kapitali i kompanisë ishte rreth 1.3 milionë euro, ndërsa ai i Credit Agricole gati 55 milionë euro. Nga bilancet e dorëzuara në QKR nga Tranzit ka deklaruar të ardhura rreth 300 mijë euro në vit. Menjëherë pas marrëveshjes, dy fondet në pronësi të Tranzit i shesin për një shumë prej 390 mijë euro 30 për qind të kuotave të tyre Andi Balltës, një shqiptar me pasaportë amerikane-administrator i Tranzit që nga themelimi.
DASH: Shqipëria në listën e vendeve të pastrimit të parave
Departamenti i Shtetit e ka futur zyrtarisht Shqipërinë në listën e vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë. Sipas përcaktimeve ligjore, qeveria amerikane konsideron vend kryesor të pastrimit të parave një vend “institucionet financiare të të cilit janë të përfshira në transferta parash që përfshijnë sasi të ndjeshme të ardhurash që burojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës”.

Ky vendim është bërë i njohur në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017. Raporti përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit për Kongresin e SHBA-ve dhe mbulon gjendjen dhe përpjekjet e vendeve të ndryshme të botës në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave. Raporti 2017, i cili mbulon si periudhë vitin 2016, thekson se, Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar.
Pikët e dyshimta
Struktura e kontrollit të bankës ngjall shumë dyshime në çdo vend të Evropës, për një sërë motivesh që kanë të bëjnë me “politikat” e ndjekura në të gjitha vendet që luftojnë riciklimin.
Pronësia, e cila të çon tek Drejtori Ekzekutiv, Andi Ballta dhe dy fondet e regjistruara në ishujt Cayman, e bënë të pamundur të përcaktohet përfituesi përfundimtar, dhe ndikimin kryesor në vendimmarrjen e bankës e kanë aksionerët e këtyre fondeve.
Por ligji i ishujve Cayman nuk lejon të njihet se kush janë aksionerët, të cilët janë në gjendje ta detyrojnë bankën të kryejë praktika “jo të përshtatshme” përfshirë ato me qëllim riciklimin e parave të pista. Madje, pikërisht fakti që fondet janë të regjistruara në një parajsë të njohur fiskale, pra të mbikëqyrur nga një autoritet lokal të interesuar për të ruajtur fshehtësinë e aksionerëve dhe veprimeve të kompanive, ushqen dyshimin se banka mund të jetë vërtetë e kontrolluar nga para të pista dhe që mund të përdoret për veprime të ndërlikuara të riciklimit të parave.
Ndërkohë, si për ligjin shqiptar mbi shoqëritë tregtare, si për politikat e zakonshme të përqafuara nga autoritetet mbikëqyrëse të “botës normale”, fakti se CEO i një banke është titullari, qoftë edhe në mënyrë indirekte, i një të tretës të së drejtës së votës në asamblenë e aksionerëve dhe është njëkohësisht administrator i shoqërisë (Tranzit shpk) që zotëron 100 për qind të së drejtës së votës në asamble, duket krejtësisht i pazakontë dhe përtej kufirit të parashikuar nga ligji. Është qetësisht e sigurtë që një strukturë e tillë kontrolli nuk mund të ishte pranuar në asnjë vend evropian, për motive të qarta të transparencës dhe politikave kundër riciklimit.
Edhe blerja e sipërcituar e 30 për qind të kuotave të shoqërisë Tranzit shpk, që kontrollon bankën nga ana e drejtorit Ekzekutiv të Bankës, Andi Ballta, përbën një profil krejt të diskutueshëm nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare antiriciklim, sepse ajo duket që mbulon një transaksion të kryer me vlera shumë të ndryshme nga ato të tregut.
Andi Ballta me 390 mijë euro ka blerë 30 për qind të bankës, e cila ka një kapital prej 55 milionë euro dhe e ka bërë këtë kur si ai ashtu edhe ortakët e tij e dinin tashmë që shoqëria do të kthehej në pronaren e vërtetë të bankës, dhe e ka bërë përpara se t’i nënshtrohej kontrolleve që Banka e Shqipërisë duhet të kryente përpara se të autorizonte shit-blerjen e bankës. Dhe nëse përfituesi i vërtetë i kuotës prej 30 për qind të jetë në të vërtetë dikush tjetër?