Delegacioni i Parlamentit të Austrisë: Çështja “Xhafa” t’i hapë rrugë afrimit të Shqipërisë me BE-në

Delegacioni i Parlamentit austriak ka deklaruar sot në një konferencë shtypi me Kryetarin e PD, Basha se çështja Xhafa duhet t’i hapë rrugë afrimit të Shqipërisë me Bahskimin Europian. Deputetët austriakë kanë konfimuar shqetësimin e vendit të tyre në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Deputetët kanë konfirmuar publikisht mbështetjen që opozita dhe zoti Basha i kanë dhënë procesit të hapjes së negociatave.
Në një konferencë për mediat me përfaqësuesit Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partisë Popullore Austriake, Basha tha se ka kërkuar hapjen e negociatave me qëllim që qeveria të vihet para përgjegjësisë.
“U kam kërkuar miqve që të bëjnë çmos për hapjen e negociatave.
Për të mos e fshehur të vërtetën ne u kemi thënë miqve që ne e dimë që kemi probleme por ne kërkojmë ndihmën austriake evropiane për hapjen e negociatave si mjet presioni kundër qeverisë që Shqipëria të përparojë për një drejtësi të pavarur.
Dua ta falënderoj për këtë rast Sebastian Kurz për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë pro hapjes së negociatave dhe dy bashkëbiseduesit, përfaqësuesi te lartë nga Austria”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha në deklaratën e tij.