Bundestagu nuk voton për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Një vizitë dhe shumë informacione zyrtare. Kjo ka nodhur me vizitën e fundit të Bashës në Berlin të hënë dhe të martën. Ajo çfarë deklarohet zyrtarisht nga Gjermania pas lirimit nga arresti të Tahirit dhe marrjes në mbrojtje të ministrit të Brendshë, Xhafa nga Rama është se Bundestagu nuk do të hapë negociatat me Shqipërinë
Deklarata e Bashës
E vërteta është se këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin jo në vizitë klandestine siç bëni ju, as të paguar me milionat e drogës të kanabis – diplomacisë suaj por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit.
Se SajmirTahiri ashtu siç paralajmëruam, u lirua si pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet, për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.
Dhe se në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu apo cilido institucion tjetër europian, të rekomandojë atë që kemi kërkuar ju dhe ne.Hapjen e negociatave.
Ju me pretendimin se Shqipëria e meriton për shkak të reformave që keni bërë dhe ne me fakte dhe argumenta se pavarësisht që në vend tëshoni përpara, keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit, luftën kundër korrupsionit, hapja e negociatave është instrumenti i vetëm i cili mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe pa Kushtetutë në këtë vend.

Zoti Ruçi e shoh që keni dështuar në përpjekjen tuaj për të sjellë në këtë sallë dy personazhet kryesore të skenarit kriminal për mbrojtjen dhe pandëshkueshmërinë e Ministrit të Brendshëm, yllit 4-vjeçar të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe për mbrojtjen e klanit mafioz të vëllezërve Xhafaj. Pyetja që na shtohet është se cfarë kanë këta të dy më të rëndësishme që nuk vijnë sot në Parlament të përballen me opozitën, të përballen me qytetarët, të përballën me median? Përgjigjen për këtë na e kanë borxh ata. Natyrisht nëse refuzojnë të vijnë në këtë seancë, jemi gati të jua japim me fakte konkrete dhe prova të padiskutueshme se çfarë gjëje të rëndësishme ka Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj tani që nuk e lejojnë të vijnë këtu në këtë sallë, që nuk e lejojnë të mbledhë qeverinë. Që nuk e lejojnë të qeverisë por që i kanë detyruar të dy, dhe pjesën më të madhe të kësaj qeverie të gangrenizuar nga krimi dhe lidhjet me trafiqet e drogës, të shpenzojnë gjithë ditën dhe gjithë natën e tyre në skenarë kriminalë të shkatërrimit dhe të fshehjes së provave për hetimet për Saimir Tahirin.
Për hetimet që duhet të zhvillohen për Agron Geron dhe Fatmir Xhafajt dhe natyrisht për hetimin që duhet të kishte nisur një prokurori po ti kishte mbetur një fije pavarësie, ndaj Edi Ramës si pjesëmarrës në një skenar kriminal në kuptimin penal të fjalës, jo në kuptimin politik, për të zhdukur provat, për të penguar drejtësinë në hetimin e Agron Xhafajt, një prej kokave të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë. Ndaj dhe njëherë duke mirëkuptuar pafuqinë tuaj, i bëj thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës të dalin nga vrima ku janë strukur, të vijnë këtu e të përballen me të vërtetat ose ti japin fund makthit të tyre duke dhënë edhe formalisht dorëheqjen. Sepse praktikisht janë dorëhequr nga çdo detyrë kushtetuese dhe ligjore, e vetmja detyrë që kryen nga mëngjesi deri në darkë është mbrojtja e krimit dhe aferave kriminale ku janë zhytur e po zhytën dita ditës.
Thërrit Edi Ramën, Fatmir Xhafën të përballen me opozitën, të përballen me të vërtetën!