Boçi: Deputeti Ylli pranoi se goditja ndaj gazetarit Kasmi ishte një mllef i akumuluar ndaj tij për shkak të shkrimeve

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi u godit nga policia për shkak të detyrës si gazetar gjatë protestës. I pyetur nëse Bledi Kasmi u godit si gazetar apo si protestues siç pretendon maxhoranca, Luçiano Boçi u shpreh se qëllimin për goditjen e tij e zbuloi deputeti i PS-së Fidel Ylli në Komisionin e Medias, duke shtuar se ndaj Kasmit kishte një mllef të akumuluar ndër vitë nga ana e PS-së.
“Është pretendim i hedhur nga maxhoranca, zoti Kasmi ka parashtuar të gjitha argumentat se ka qenë në krye të detyrës, për të hedhur poshtë pretendimin e maxhorancës se është goditur si protestues. Ai ka qenë përgjatë raportimit dhe në atë pjesë që duhet të ishte i mbrojtur nga policia, goditja ka ardhur nga një person që ka qenë në rreshtin e dytë jo nga rreshti i parë. Madje Kasmi e ka identifikuar por ndaj atij personi nuk është marrë asnjë masë.
Zoti Kasmi është targetuar qëllimisht, pse është targetuar e zbuloi zoti Ylli, e tha shumë bukur zoti ylli pse është targetuar. Ishte një mllef i madh i tyre i akumuluar ndër vite, dhe nuk është 21-janari, zoti Kasmi si kryeredaktor i RD-së i takon që të jetë më akuzues se gazetarët e tjerë dhe lançues i shumë fakteve. Dhe zoti Ylli i tha; “pse ke shkruar puçistët”. Sikur donte ti thoshte se meqë sot ne kemi pushtetin të godasim. Ishte objekt i targetuar jo për qëllime personale por për shkak të detyrës”, tha ndër të tjera deputeti i PD-së.

albana vokshii