Berisha: Tradhëtia kombëtare që po ndodh me ndarjen e detit me Greqinë, roli i Ramës, Skapit dhe agjentit

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar jashtë sallës së Kuvendit për marrëveshjen e detit që qeveria e Ramës po bën me Greqinë. Berisha u shpreh se, ky është akti i tradhëtisë së madhe kombëtare.
Ish-kryeministri Berisha ka treguar se janë disa zhvillime të rëndësishme që janë bërë në kurriz të Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e Berishës
Akti i tradhtisë së madhe kombëtare që po bëhet me faljen e detit nga Rama e Ditzi Bushati.
Zhvillimet janë:
Pala greke në mënyrën më arrogante dhe prepotente i ka dorëzuar marrëveshjen palës shqiptare dhe nuk ka koment. Kjo është marrëveshja për të cilën kemi rënë dakord dhe nuk komentoni.
Në këtë marrëveshje, grekët i kanë bërë të qartë palës shqiptare, ekipi dhe koncesione. Ekipi është rrëzuar në mënyrë kategorie nga qeveria greke.
Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur mos aprovim të plotë për këtë qëndrim. Kanë bërë letra shefave të tyre për imponimin që kërkon pala greke të bëjë.
Në marrëveshjen e dorëzuar nga pala greke ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale dhe për zonat e ekonomike.
Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra edhe Edi Ramës dhe Ditzi Bushatit.
Çfarë ndodhi brenda delegacionit?
Një i pafytyrë që quhet Skapi dhe agjenti Muçollari në hijë, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat. Nga Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime nga puna.
Delegacionin shqiptar e drejtojnë dy spiunë, Skapi dhe Muçollari.