Berisha: Rama gjen shkaktarin për mos hapjen e negociatave, fajin e ka Kleopatra!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se për mos hapjen e negociatave më 28 qershor me BE-në, kryeministri Rama e ka gjetur fajtorin për këtë dështim.
Berisha thekson se, për Ramën fajin për mos hapjen pa kushte të negociatave, nuk e ka as droga, as krimi, as korrupsioni, por një femër, e cila është zv.ministri për çështjet Europiane.
Postimi i Berishës
Edhe për mos hapjen pa kushte të negociatave “cherchez la femme”, fajin e ka Kleopatra!?!?
Miq, për piktorin dështak fajin për refuzimin nga shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkërkuesëve! Fajin nuk e kanë as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtëm që sipas mediave frekuenton shtëpi publike burrash dhe në parlament gjuan me shishe deputetet e opozitës!
Eureka: ‘Cherchez la femme’, fajin e ka Kleopatra, zëvendës ministrja për çështjet europiane dhe integrimin. Prandaj dhe dje Noriega e bëri kurban armiken e brendshme. Bravo Edvin i dhe zgjidhje! sb