Berisha publikon foton: Tahiri për herë të tretë në ish-bllok me Gaz Demin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është fotografuar sot në zonën e ish-bllokut tek lokali i Gaz Demit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook foton ku tahiri është ulur në lokal së bashku me Gaz Demin. Berisha shkrun se kjo është dita e tretë që Tahiri shkon tek lokali i Gaz Demit.
‘Saimir Trafiku dhe Gaz Hoxha takohen dhe po diskutojnë për të tretën ditë me radhë hakmarrjen, viktimën e tyre të radhës!’, shkruan ish-kryeministri Berisha.auto Screenshot 21528136403
Tahiri është i lirë të lëvizë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që I hoqi atij dënimin me “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, hetimet ndaj Tahirit për trafik droge me bandën e Habilajve janë shtrirë edhe në Itali. Mësohet se Prokuroria e Katanias që ka bërë hetimin e parë, ka marrë edhe fashikujt e dosjes ‘Tahiri-Habilaj’, që po hetohet në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në dosjen e prokurorit italian, Andrea Bonomo mësohet se është futur edhe hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe dëshmitë që prokurorët Besim Hajdarmataj e Vladimir Mara i kanë marrë Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe Meridian Sulaj, vetëm dy ditë më parë.
Emri i Tahirit ka dalë shumë herë gjatë bisedave që policia italiane u ka përgjuar Habilajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjatë hetimit për operacionin ‘Rosa dei venti’.
Në kërkim është ende Florian Habilaj, ndërsa nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi Nazer Seiti. Ky i fundit mbahet edhe si financieri i grupit të Habilajve. Seiti u prangos në Vlorë disa muaj më parë dhe u ekstradua në mënyrë të çuditshme në Itali, nga ana e ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.