Berisha akuza të rënda kreut të AMA: Si mund të flasë këtu ky vasal i Ramës?!

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me debate të forta sot, pas raporti që lexoi në foltore, kryetari i AMA, Gentian Salaj. Menjëherë ka reaguar ish-Kryeministri Berisha, i cili e ka akuzuar se është kthyer në vasal të qeverisë duke mos marrë asnjë masë ndaj mediave që bënë shkelje gjatë fushatës zgjedhore dhe veçanërisht ndaj lejimit të ERTV transmetimeve live në Fb nga vetë kryeministri.
“Si mund të flasë në Kuvend kur ka shkuar në atë institucion me konflikt interesi. Para se të flasë në Kuvend ky zotëri, tha Berisha, në një kohë kur ka shkuar aty në konflikt të plotë interesi, si vasal i konfliktit të interesit, ka shkuar dhe ka pjellë ERTV-në dhe nuk flet një fjalë! A nuk përbën kjo një fyerje për parlamentin?!
E morët nga Top Channel! Ku punonte më parë ky zotëri? Apo nuk ishte më parë ky konflikt interesi? Si ndjehet dhe del këtu në parlament? Të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje! Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda! Asnjë masë nuk ka marrë për shkeljet zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore për mediat! Asnjë masë nuk merr nga neveria që krijon kryeministri i tij nga mëngjesi në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër!”, u shpreh Berisha.