Basha paralajmëron surprizën e madhe: Do t’u vijë andej nga nuk e presin pasi të manipulojnë audio-përgjimin

Kryetari i PD, Basha ka paralajmëruar se Rama, Xhafa dhe Kryeprokuroja po përgatiten të shpalllin manipulimin me audiopërgjimin që kanë bërë duke vendosur zërin e një aktori në vend të Agron Xhafës. Basha nuk ka dhënë shumë detaje, por ka thënë se, “do të kenë një suprizë të madhe andej nga nuk e presin”.
Basha tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.
“Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta ‘Panorama’ se kryeopozitari dhe familja e tij po survejohen nga struktura të Policisë së Shtetit.
Basha tha në studion e emisionit Opinion, se një nga gazetat kryesore në vend ka publikuar lajmin, pas kësaj deputetet e PD kanë kontaktuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, duke i dhënë një paralajmërim të prerë.
“Nuk mendoj se meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më kryesore në vend ka publikuar të premten lajmin, pas kësaj deputetet kanë marrë kontakt me drejtorët e policisë dhe i kanë bërë një paralajmërim të prerë. Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga garda, ajo që është për tu shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë i harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve. Shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet”, u shpreh Basha.