Basha me autoritet gjermane: Në këto kushte, me Xhafën e Tahirin s’ka hapje negociatash

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit të pezullojë urdhent seancën derisa në të të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafajt.
Basha ka ngritur zërin në foltore duke deklaruar se, “Saimir Tahiri u lirua dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e pamendueshme që Bundestagu dhe cilido institucion europian të realizojnë atë që kërkojmë, negociatat. Zoti kryetar! Pezullo seancën! Thirr këtu Edi ramën dhe Fatmir Xhafajn”
Ndërkohë që Basha ka bërë këtë thirrje, ai ka debatuar nga foltorja me deputetët e mazhorancës që e kanë sulmuar nga vendi ku ishin ulur.
“Mjaft dërdëllite ti zar i bandave të Lushnjes”, iu drejtua Basha njerit prej deputetëve të PS-së që i foli nga salla.
Basha ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj. ”Në këtë seancë gjeni shprehjen e kapitullimit të qeveisë ku mungojnë Rama dhe Xhafaj. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e tyrer këtu, në këtë momehnt të rëndësishmë për Shqipërinë. Nëse kanë vendosur mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht. Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Hollandes”, tha Basha.
Ruçi ka kërkuar vazhdimisht lirimin e foltores nga Basha, por ai nuk është larguar i mbëhstetur nga deputetët e opozitës.