Basha: I bëj thirrje Ramës dhe Xhafës të dalin nga vrimat ku janë strukur dhe të vijnë të përballen me të vërtetën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi të pezullojë urgjent seancën derisa në të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pasi seanca e Kuvendit është rihapur, kryetari i opozitës Lulzim Basha që nuk ka lëvizur nga foltorja, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të “dalin nga vrimat ku janë futur dhe të vijnë të përballen me të vërtetën”.
Basha ia ka kërkuar Ruçit me këmbëngulje që t’i thërrasë të dy, Ramën e Xhafajn të vijnë në seancë.
“Pyetja është se çfarë kanë sot më të rëndësishme këta që nuk vijnë të përballen me opozitën, qytetarët dhe median, tha Basha. Përgjigjen na e kanë borxh dhe nëse nuk na e japin, jemi ne të gatshëm t’ua japim me fakte.
Skenarë kriminalë të fshehjes së provave të hetimit për saimir tahirin, për hetimin që duhet të zhvillohet ndaj Agron Geron Xhafajt dhe hetimit që duhet të kishte nisur ndaj Fatmir Xhafajt në kuptimin penal të fjalës për të zhdukur provat në hetimin e Agron Xhafaj, njerit prejk kokave të krimit të organizuar.
Edhe njëhërë i bëj thirrje edi ramës dhe Fatmir Xhafaës të dalin nga vrimat ku janë struktur dhe të vijnë këtu duke dhënë qoftë edhe formalisht dorëheqjen sepse realisht e kanë dhënë.
Thirr Edi Ramën, thirr Fatmir Xhafajn të përballen me të vërtetën!”, u shpreh Basha.