Basha-Braçes: Zar i bandave të Lushnjes, hajde këtu se ta tregoj unë…

Deputeti i vogël i Ramës ka tentuar disa herë të ndërhyjë gjatë kohës që Kryetari i PD, Basha fliste në Parlament. Ndërhyrjet prej goreje të Braçes e kanë mërzitur Bashën, i cili e ka quajtur atë një zar të bandave të Lushnjes.
Seanca
Basha i ka kërkuar kreut të kuvendit Gramoz Ruçi që të ndërpresë seancën derisa të vijnë dy titullarët e qeverisë.
“Saimir Tahiri u lirua dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e pamendueshme që Bundestagu dhe cilido institucion europian të realizojnë atë që kërkojmë, negociatat. Zoti kryetar! Pezullo seancën! Thirr këtu Edi ramën dhe Fatmir Xhafajn”, u shpreh Basha mnë seancë.
Ndërkohë nuk kanë mumnguar as replikat e Bashës me deputetët e mazhorancës, e sidomos me Erion Braçen.
“Hajde këtu se ta tregoj unë, ti zar i bandave të Lushnjes”,- iu drejtua Basha-Braçes.
Ruçi ka kërkuar vazhdimisht lirimin e foltores nga Basha, por ai nuk është larguar i mbështetur nga deputetët e opozitës. Seanca është ndërprerë për 10 minuta.