Agron Shehaj publikon letrën e pedagoges: “Po iki nga Shqipëria, këtu nuk shoh të ardhme, është tmerr”!

Largimet masive nga Shqipëria drejt vendeve të Perëndimit për të gjetur një punë për sigurimin e jetës, por edhe për një jetë më të mirë është një realitet i dhimbshëm. Deputeti i PD, Agron Shehaj shprehet se, synimi i tij në politikë është të frenojë sadopak hemoragji e madhe të kapitalit njerëzor.
Shehaj ka publikuar letrën e një pedagogeje që është detyruar të largohet nga Shqipëria për në Gjermani sepse, shkruan ajo, “këtu nuk shoh të ardhme pasi është një tmerr”.
“Ikja nga Shqiperia, sidomos e profesionisteve, është një realitet i dhimbshëm. Synimi im në politikë është të frenoj sadopak këtë hemoragji të madhe të kapitalit njerëzor. Lexoni më poshtë letrën e kësaj pedagoge IT të zhgënjyer dhe që me të drejtë kërkon më shumë”, shkruan Shehaj në një postim në Facebook.

34675015 223241961603182 4539639801757827072 n