Vjedh me tenderat, vjedh me koncesionet, por i vjedh edhe rrugën Berishës, reagimi i gazetarit

Rama bën të veten edhe një tjetër rrugë të ndërtuar nga Berisha. Bëhet fjalë për rrugën Kardhiq-Delvinë. E ndërtuar nga Berisha dhe e inauguruar prej tij është rimarrë nga Rama dhe është paraqitur në facebookun e tij personal si rrugë e ndërtuar prej tij. Ky mirë që vjedh shqiptarët, vjedh me koncesionet, vjedh me tenderat, por ky i vjedh edhe rrugët Berishës.
Qenka zgjuar me ëndërra lideri i Surrelit, duke publikuar një video me pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, madje e cilëson si “Një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës…”.
Njerëzit kanë memorie, sidomos fotoreporterët, pasi ëndrrën e liderit të Surrelit e ka realizuar kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, qysh më 11 janar 2008.
Pjesa më poshtë është postimi i Ramës për rrugën Kardhiq-Delvinë që e konsideron të ndërtuar prej tij.
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë