Vasili: Jemi në prag të një skandali të madh

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një konferencë për mediat ka deklaruar se kryeministri do duhej të hetohej në lidhje me audiopërgjimin, pasi deklaroi se materiali ishte një mashtrim, ndërsa ende nuk kanë përfunduar hetimet.
Vasili shtroi pyetjen se kush ia dha audiopërgjimin original Edi Ramës pasi ky i fundit deklaroi se e kishte kryer eksperimentimin në një laborator të huaj, duke shtuar se nëse këtë e ka bërë Prokuroria jemi para një skandali shumë të madh.
Kryeministri i cili ka bërtitur për drejtësi të re, kishte ndërmend vetëm stabilizimin e një reformë të errët në drejtësi, e cila i shërben vetëm, atij mbron vetëm atë, dhe është armike e qytetarëve të zakonshëm. Disa ditë më parë, për autodiopërgjimin, kryeministri tha se kishte kërkuar nga një agjenci për ekspertizë, duke deklaruar se materiali ishte jo autentik.
Por ka disa pyetje të mëdha, të cilat nuk janë tonat, por që gjithë opinioni publik, apo qytetarët shqiptarë i bëjnë.
Kush ia dha audiopërgjimin kryeministrit Rama, pasi atë e ka vetëm prokuroria?
Se dyti me ç’tagër e kërkoi kryeministri Rama që të bënte një verifikim të tillë, privatisht apo shtetërisht?
Pse kryeministri mashtroi për një çështje ku hetimi kish filluar nga prokuroria?”, tha deputeti Vasili.