Tifozët e Romës kundër Balotellit: Njeri pa vlerë, nuk të duam ty!

Në lidhje me të ardhmen e Mario Balotellit duket të ketë vetëm një siguri: kontrata me Nice nuk do të rinovohet. Ai do të largohet në verë nga klubi francez, pas dy sezoneve të fundit, kur ka luajtur në nivele të larta, siç ndodhi gjatë pjesës së parë të karrierës së tij.
Ka ende shumë re mbi emrit e ekipit të ardhshëm të SuperMario, për të cilin ofertat sigurisht nuk mungojnë. Kohët e fundit është folur për hipotezën “Roma”, e konfirmuar edhe nga tërheqja e vjetër e trajnerit Di Francesco, në kohët kur drejtonte Sassuolo, por asokohe negociatat u shembën shpejt.
Tani situata është e ndryshme dhe kontaktet midis Monchi dhe Raiola nuk bëjnë asgjë tjetër, por ushqejnë një zë gjithnjë e më të fortë merkatoje. Megjithatë, tifozëria verdhekuqe duket se është pjesa më e nxehtë e një akordi të mundshëm. “Lojtari i 12-të” i Romës nuk do ta mirëpresë ish-sulmuesin e Manchester City.
Dëshmia e kësaj pakënaqësie është flamuri që u shfaq në afërsi të “Campo Testaccio”, e cila vë rëndë në shënjestër Balotelli: “Meso-lojtar, njeri pa vlerë, që është mburojë me ngjyrën e tij… Balotelli, nuk të duam te Roma!”
Referenca e qartë është për episodin që ka ndodhur gjatë sezonit 2008-2009, në një ndeshje ndaj Interit, 3-3. Balotelli heshti “Curva Sud” pas një goli, duke iu përgjigjur këngëve kundër tij, që shkaktuan një skualifikim për sektorin romanist.
Nëse hipoteza e Romës nuk materializohet për këtë, apo arsye të tjera, pritet ta shikojmë Balotellim te Marseille, klub me të cilin Raiola tashmë ka pasur kontakte. Dhe atje sulmuesi italian do të mirëpritej në mënyrën më të mirë, duke filluar me Thauvinin, i cili tashmë e ka bërë të ditur se pajtohet me arritjen e tij të mundshme.