Thirrja e Berishës: Të ngrihemi në revoltën e përgjithshme të 26 majit për të flakur regjimin e bastardëve

Ish-Kryeministri Berisha ka kujtuar përmes një mesazhi në facebook revoltën në burgun e Spaçit 45 vite më parë duke e aktualizuar me situatën në vend dhe thirrjen për protestën kombëtare të 26 majit të thirrur nga opozita.
“Ky 45 vjetor është një thirrje dhe frymëzim për çdo shqiptar që të ngrihemi dhe me një revoltë të përgjithshme të flakim sa më parë regjimin e Edvin Kristaq Ramës dhe bastardëve të tjerë të etërve mizorë
Postimi i Berishës
Nderim martireve dhe qendrestareve te Spaçit!
Te dashur miq, 45 vjet me pare ne Burgun e Vdekjes, siç eshte quajtur me te drejte Burgu i Spaçit, martiret e gjalle te lirise qe perjetonin torturat, vuajtjet me te egra dhe çnjerezore, ne nje akt revolte heroike kunder regjimit ngriten aty flamurin kombetar te lirise, flamurin pa yllin e kuq mbi shqiponjen dy krenare!
Revolta e tyre e Lirise do shtypej me egersine me te madhe nga xhelatet e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, por zeri i martireve te saj do te jehonte si nje gjeme e rende ne mbare vendin por dhe boten.
Prandaj le te perulemi sot me nderimin me te madh para trimerise, kurajos se organizatoreve te saj; Gjok Zefi, Gezim Çela, Gjet Kadeli, Ylber Merdani, Novruz Golka, Pavllo Popa, Xhavit Lohja, Nuri Stefa, Vaske Orgocka etj, martireve te saj Skënder Dajës, Pal Zefi, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe dhjetra e qindra pjesmarresve te tjere ne kete revolte.
Por ky 45 vjetor eshte nje thirrje dhe frymezim per çdo shqiptar qe te ngrihemi dhe me nje revolte te pergjithshme te flakim sa me pare regjimin e Edvin Kristaq Rames dhe bastardeve te tjere te eterve mizore! sb