Si të ulni tensionin e lartë të gjakut pa ilaçe

Nëse keni tensinon të lartë të gjakut (nëse shifrat shënojnë vazhdimisht mbi 140/90 mmHg), gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të eliminoni faktorët në stilin e jetesës që ju shkaktojnë rritje të tensionit. Eliminoni ato dhe mund të shmangni nevojën për ilaçe. Ja si ndryshime të caktuara në mënyrën e jetesës mund të ndikojnë tek tensioni i gjakut:
Rënie nga pesha — rënie 5-20 mmHg për 9 kg të humbur
Ndjekja e një diete të shëndetshme — rënie 8-14 mmHg
Kufizimi i sodiumit — rënie 2-8 mmHg
Aktivitet fizik rregullisht — rënie 4-9 mmHg
Kufizimi i alkoolit — rënie 2-4 mmHg
Po t’i bëni të gjitha këto ndryshme, mund të pësoni rënie të niveleve të tensionit në gjaku nga 20 deri 55 mmHg, i njëjti rezultat që mund të merrni edhe duke përdorur një sërë ilaçesh.
Ushqyerja e shëndetshme është sidomos më e rëndësishme, duke qenë se dieta ndikon edhe tek disa faktorë të tjerë që ndikojnë në nivelet e tensionit të gjakut. Duke qenë se është e vështirë që të shmangni sodiumin (kripën), duhet të jeni veçanërisht vigjilent në këtë pjesë. Një mënyrë e lehtë për të reduktuar marrjen e sodiumit: Konsumoni mollë ose një frut apo perime tjetër të freskët para se të konsumoni çfarëdo ushqimi për drekë apo darkë.
Duke ndërmarrë hapa që në fillim për uljen e tensionit të gjakut, mund të parandaloni zhvillimin e ndonjë sëmundje më të rëndë.