Shpërthim i revoltës popullore, Basha: Protestë për largimin e kupolës mafioze me 26 Maj

Opozita do të nisë protestat deri në largimin e qeverisë që drejtohet nga bandat kriminale.
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë shtypi bashkë me aleatët i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihet në protestë. “I ftoj qytetatët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.
I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.
Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.
Sot duhet të kemi një Ministri të Brendëshme dhe një polici që i shërben njerëzve.
Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.
Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.
Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.
Mbi të gjitha ne duam Shqipërinë
Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë.
Një Shqipëri evropiane.
Ftoj të gjithë qytetarët të dalim në protestë më 26 maj në Tiranë”, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga deklarata e Bashës
Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeyu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.
Klima është e njëjta.
Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin
Nuk hapen negociatat pa e ndare qeverisjen nga krimi
Nuk hapen negociatat kur qytetaret e pafajshem plasen ne burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.
Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.
Ky është akoma më I fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit te Sofjes.
Klima nuk ka ndryshuar.
As BE dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.
Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti europiane.
Së bashku do ja dalim!