Revolucion te Juve, sulmi do të ketë dy bisha si kurrë më parë

Manovra të mëdha për sulmin e Juventusit, që sipas “Il Corriere dello Sport”. Mësohet se gjatë takimit të drejtuesve të klubit bardhezi me Allegrin është konsideruar edhe mundësia për të shitur Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas, i marrë për 90 milionë euro nga Napoli vetëm dy vite më parë, ishte vendimtar për të fituar titullin, por finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit e nisi nga stoli. Nëse mbërrin një superofertë për sulmuesin e njohur, bardhezinjtë mund të mendojnë seriozisht për ta lënë të largohet.
Në këtë rast, padyshim Juventusi duhet të gjejë një zëvendësues të rangut të lartë dhe sytë do të drejtoheshin drejt Parisit, ku luan një ish-sulmues i Napolit: Edinson Cavani. “Matador”, në anën tjetër, gjithmonë i ka pëlqyer bardhezinjtë, të cilët u përpoqën ta merrnin pak vite më parë, por pa fat.
Këtë herë gjërat mund të shkojnë ndryshe, edhe pse duhen të paktën 60 milionë euro për ta tunduar Cavani të lëkunde për t’u larguar nga Parisi. “Ndihem mirë këtu, kam marrëdhënie të mira me qytetin, me njerëzit dhe klubin. Çdo vit përflitem në merkato. Ka gjëra që personalisht do të doja t’i përmirësoja për të mirën e klubit dhe ekipit, por do të shohim nga sezoni i ardhshëm. Kam kaluar pesë vite te PSG dhe padyshim dëshiroj më të mirën”, – tha sulmuesi pak ditë më parë.
Cavani në çdo rast nuk mund të jetë fytyra e vetme në sulmin e ri të Juventusit, që nga sezoni 2018-2019. “Zonja e Vjetër” do të bënte gjithçka për të sjellë përsëri në Torino Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll nuk ka gjetur rehatinë në Londër dhe është gati të kthehet në Itali, ku, përveç Juventusit, Milani është në gjurmët e tij.
Shkurtimisht, ndjenja është që, nëse Morata kthehet në Itali, ai do ta bëjë këtë për Juventusin. Në lojë është edhe hipoteza “Martial”, një sulmues tjetër, që me të vërtetë iu pëlqen bardhezinjve, por për të cilin ka një konkurrencë të fortë në merkato. Manovrat e mëdha për sulmin bardhezi, shkurtimisht, sapo kanë filluar.