Ramos kritikon CR7: Kërko falje që të të ndihmojmë!

Sergio Ramos i ka tërhequr veshin Cristiano Ronaldo-s. Sipas “Marca”-s, kapiteni spanjoll nuk ka qenë aspak i kënaqur me deklaratat befasuese të portugezit pas finales së Kievit.
Qendërmbrojtësi mësohet të jetë përballur me shokun e skuadrës, duke i thënë këtij të fundit: “Cris, nuk është e bukur ajo që ke bërë, nuk ishte momenti i duhur”.
“Prit, mos këmbëngul. Duhet të bësh një hap mbrapa dhe ne do të ndihmojmë. Jemi me ty, por duhet të na ndihmosh edhe ti”.
Ndërkohë, një tifoz i Liverpool, akoma i mërzitur me Ramos pasi dëmtoi Mo Salah në finalen e Champions League, mesa duket ka gjetur një pamje tepër interesante ku mbrojtësi rrëzon me dashje kundërshtarin.
Kapiteni i Real Madrid u rrëzua në mënyrë të çuditshme me yllin e Liverpool teksa po konkurronin për një top të humbur në pjesën e parë të ndeshjes. Dyshja u kap përkrahu dhe si pasojë Salah nxori shpatullën.
Dhe një pamje filmike e finales së vitit të kaluar ndaj Juventus ka përforcuar argumentin se Ramos e ka bërë me dashje atë bllokim krahu.
Klipi tregon Ramos duke bërë të njëjtën gjë ndaj Dani Alves përpara se të rrëzoheshin në tokë.
Ishte një kopje identike e asaj që i bëri Salah për disa tifozë të Liverpool duke konfirmuar se Ramos është një mjeshtër i arteve të errëta.