Rama del nga faza dhe braktis konferencën e shtypit, kush ishte pyetja e gazetares që çekulibroi kryeministrin

Kryeministri Edi Rama ka braktisur konferencën e shtypit që po mbante në aeroport. I ndodhur përballë një pyetje të gazetares së FaxNews që nuk e priste, Edi Rama ka vendosur që të braktisë konferencën për mediat.
Ishte gazetarja e FaxNews, Ambrozia Meta që detyroi kryeministrin të braktisë konferencën.
Pyetja ishte: Zoti kryeministër, a nuk ka PS njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?
Kjo pyetje ka nxjerrë Edi Ramën nga vetja e tij, duke vendosur që të braktisë konferencën për mediat.
Fillimisht kanë qenë tre pyetje që i janë drejtuar kryeministrit Rama lidhur me agjensinë që ka analizuar audiopërgjimin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike. Dhe të treja herët ka qenë e njëjta përgjigje, refuzimi për të thënë emrin e kompanisë. Rama u shfaq i shpërfytyruar në konferncën me mediat. “Nuk i jam drejtuar asnjë firmë apo kompanie, por një agjensie të specializuar, emrin s’mund t’jua jap. Ajo çka kam bërë ka qenë në kushtet e një emergjence. Nuk është provë, provën duhet ta provojë prokuroria. Për sa më takon, jam shumë i qartë që bëhet fjalë për një maskaradë me qëllime që janë të qarta për të gjithë’, tha Rama.
Përballja e gazetares me liderin e Surrelit
Rama: Jepi mikrofonin që ta heqi merakun
Gazetarja: Në fakt meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra, ju si ndjeheni kur dy persona që juve ju keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain. A nuk ka në Partinë Socialiste përfaqësues, të cilët nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: Ëëë… Së pari njëherë janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe së dyti pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që…a do ishte i gatshëm ai, pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?!
Gazetarja: Unë po ju pyes juve sepse ju jeni kryeministër dhe qeverisni vendin
Rama: Më falni, nuk vimë këtu për të bërë debat. Ju e bëtë pyetjen unë po jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë apo jo?! Dhe përgjigja ime është kjo: pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain se janë në të njëjtën fushë të dy.
Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe qeverisjen e vendit, kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend! Unë ju pyeta përse duhet të jetë gjithnjë kaq e diskutueshme një ministri, përse duhet të kemi gjithnjë ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se ajo është një nga ministritë më të rëndësishme të vendit kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve, të cilët nuk lidhen me qeverisjen e vendit.
Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu, gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë!
Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë është një pyetje referuar zhvillimeve!
Rama: Të lutem, të lutem! Rregullat..
Gazetarja: Nuk është propagandë është një pyetje referuar zhvillimeve! Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar të vëllait imunitet. Pyetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë, të akuzuar? Nuk është propagandë!
Rama: Unë u tregova shumë respektues…në momentin që…
Gazetarja: Dhe unë jam respektues, respektuese por nuk mund të pranoj që të thoni se po bëj propagandë sepse nuk është propagandë, është thjesht një pyetje…
Rama: Hajde këtu dhe vazhdo të thuash fjalën e fundit, Mirupafshim… O Zot!