Qelbet Pylli i Sodës, arka me peshk dhe karkaleca të ngordhur

1250

Ish-kryeministri Berisha ka dhënë alarmin për gjendjen në Pyllin e Sodës në Vlorë. Berisha ka publikuar bnë Facebook denoncimin e një qytetari, i cili shkruan se ndryshe nga çfarë thotë kryetari i Bashkisë, pylli është shkatërruar fare dhe në të hidhen mbeturina.
Në foton e dërguar prej tij, duken qartë disa arka peshku, të cilat janë hedhur në pyll.
Postimi i plotë
Ky eshte Pylli i Sodes sot ne qytetin turistik te Vlores!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktor,
Ja si eshte situata ne Pyllin e Sodes ne Vlore. Tregon qarte deshtimin e (1) Bashkise, (2) ministrise se Bujqesise dhe (3) ministrise se mjedisit dhe Turizmit.
Kryetari i Bashkise ka thene qe cdo dite ne 24 ore pyllin e sodes e kemi ne monitorim, ndersa ketu eshte shkatruar fare pylli dhe hedhin pislleqet.
Ministri i Bujqesise deklaroi siguri te madhe ushqimore por ja se cfare peshqish sjellin per konsumatoret dhe kalojne portin e peshkimit pa kontroll fare. Keto kuti qelbeshin prandaj nuk i mori askush dhe i hodhen mes pyllit, por sa te tjera i kane derguar ne restorante dhe kane helmuar? Nuk ka fare kontroll dhe keto peshq e karkaleca nuk kane as gjak asgje se kushedi cfare cilesie jane dhe nga cila mbeturine e botes i sjellin.
Edhe ministri i mjedisjt dhe turizmit na tha se kish pastruar brigjet dhe na siguroi per bum turistik. Por ketu nuk qendrohet dot te marresh dy here fryme se duket sikur alivanosesh”.