Presidenti i PSG i përgjigjet Realit: Mbappe nuk e shes as për 1 miliard euro

19-vjeçari iu bashkua PSG-së nga Monako, gushtin e kaluar, për një marrëveshje që fillimisht do të thoshte huazim, para blerjes përfundimtare të kësaj vere, për shumën e 180 milionë eurove.
Mediat e ndryshme europiane kanë njoftuar se Manchester City është i interesuar për Kylian Mbappe dhe po e monitoron nga afër situatën e tij, pasi UEFA konfirmoi se po heton shpenzimet e PSG-së gjatë 12 muajve të fundit, në kuadrin e “fairplay financiar”.
Por Al-Khelaifi ka lëvizur për të zbutur frikën se klubi i tij mund të jetë i detyruar të shesë francezin ndërkombëtar. Al-Khelaifi i tha “Canal +”: “Doni që unë të jap një numër? Më shumë se 1 miliard euro! Po, kam thënë 1 miliard! Edhe nëse gjeni një klub që me ofron 1 miliard euro, unë nuk do ta shisja Mbappe”.
Talenti 19-vjeçar francez shënoi 21 gola gjatë fushatës së tij debutuese në “Parc des Princes”, duke e ndihmuar PSG-në të fitonte në mënyrë të trefishtë në kompeticionet e brendshme.
Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG falë trajnerit Tuchel
Horizonti është më i qartë se kurrë për Neymar: ai qëndron në Paris. Brazilianit i pëlqen Tuchel, me të cilin ka folur dhe ka kuptuar se viti i dytë në “Parc des Princes” do t’i lejojë për t’u përmirësuar pas një sezoni të parregullt, që u mbyll, për shkak të dëmtimit.
PSG nuk dëshiron ta shesë, të paktën edhe këtë verë, transferimin rekord botëror të futbollit, pavarësisht këmbënguljes së madhe dhe ofertave faraonike të “Los Blancos”. Kontrata e tij me PSG nuk ka një klauzolë përfundimi. Për të kuptuar vendimin e yllit brazilian, ju duhet të vendosni gjithçka në kontekst.
Siç ndodhi në vitin e tij të parë te Barcelona, Neymar po vuan një përshtatje më të gjatë dhe më të komplikuar sesa pritej. Kur kjo i ndodh, Neymar preferon së pari të kërkojë zgjidhje diku tjetër.

Pas dymbëdhjetë muajve të vështirë në Barcelonë, me momente të vështira, pas një lëndimi, Neymar donte të largohej.
Por në fund nuk qëndroi vetëm, teksa përfundoi me kaq shumë dashuri për Barcelonën, skuadrën dhe qytetin, aq sa mendoi të kthehej pak pasi mbërriti në Paris. E njëjta gjë ndodhi edhe në Francë. Ai ndihet disi vetëm në kryeqytetin francez, nuk ka shumë miq në skuadër dhe nuk është përshtatur në klub, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Unai Emery, me të cilin ishte i lidhur shumë më shumë sesa u tha.
Katër muaj pas mbërritjes së tij, ai kishte një bisedë të thellë me spanjollin, ku trajneri Emery zbuloi një djalë të trembur, që nuk u po përshtatej me jetën e tij të re. Unai e mori situatën në dorë dhe bëri më të mirën e tij, për ta bërë yllin e PSG të lumtur.
Thashethemet rreth largimit të Neymar kanë qenë një përzierje e përfundimit logjik të shtypit dhe lëvizjeve të mjedisit të tij shoqërues. Real Madridi ka qenë i hapur për çdo mundësi, por nuk ka kërkuar në mënyrë aktive për ta finalizuar transferimin.
Sidoqoftë, Neymari është i vetëdijshëm se marshimi i tij diku tjetër ishte praktikisht i pamundur, por duhej të zbulonte se çfarë lloj marrëdhënieje do të krijonte me trajnerin e ri. Tuchel u takua me lojtarin dhe pati alkimi të menjëhershme mes tyre.
Trajneri gjerman i bëri të ditur se prania e tij te PSG ishte thelbësore, që do ta ndihmonte vetë atë në çdo gjë, në një aventurë të re, që po fillonte. Dhe Neymari e ka blerë atë ide, e ka pëlqyer atë që trajneri i ri ka projektuar. Kështu që ka vendosur të qëndrojë në Paris, të përqendrohet në Kupën e Botës dhe te një sezon më i mirë me PSG, që do të fillojë në korrik.