Paralajmërimi i Bashës për bandën: Janë gati të shkelin mbi gjakun e dëshmitarëve të vrarë për të shpëtuar lëkurën

Siç e vërtetoi Rama që ekspertizën me siguri e ka bërë ën Surrel, pse i janë vënë prapa dëshmitarit? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X/ Kush është ky që qenka përgjimi i manipuluar? Jua tha Xhafaj vëllezërit se ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X se gjithçka në atë bisedë është e vërtetë por shteti nuk vepron.
Kamikazët Marku dhe Prela nuk veprojnë.
Agron Xhafaj ka emëruar drejtorët e Policisë nëpërmjet Fatmirit duke filluar që nga Ardi Veliu.
Rama dhe të tjerë emëruan prokuroret.
As Xhafaj në arrest, as nuk shkarkohet dhe shteti i Ramës ka detyrë t’i mbyllë gojën dëshmitarit dhe opozitës me ndjekje penale.
Ditën kur ky parlament u kompozua nga Tahiri habilajt e Xhafaj ka humbur ?5do legjitimitet.
Tani po të them Gramoz Ruçi se gojën opozitës nuk ke për t’ia mbyllur as me metodat e vjetra dhe as me metodat e reja që ju i paguani me milionat e drogës.
Ndaj unë do të vazhdoj deri në fund çështjen e vetme që ka ky parlament dhe nëse do të vazhdosh tëë ndalosh fjalën e opozitës ne do të vazhdojmë me mjetet që nuk na i ndalo dot as Sigurimi i Shtetit.
Ruçi: Është e drejta e opozitës të marrë fjalën. Ju jeni regjistruar janë 34 vetë që janë regjistruar për 6 orë e gjysëm të gjithë diskutantët tuaj. Me gjithë LSI keni 7 orë vetëm për një projektligj. Dhe opinioni publik po pret. Nëse ju doni të bëni ritualin tuaj për të dhënë mesazhin Sofjes së këtu s’ka normalitet politikë, kjo është puna jote, nuk është lajm i mirë për Shqipërinë, por natyrisht do të ketë dhe përgjegjësinë përkatëse.

Basha: Ky nuk është një parlament normal Ruçi: Mos na pengoni, z. Berisha mezi po pret të marrë fjalën Ruçi: Seanca mbyllet për 10 minuta Basha vazhdon fjalën: Ju i keni tradhtuar edhe ata mijëra socialë. Rama Xhafa e të tjerë i tradhtuan dhe e kthyen vendin në zonë të lirë për krimin.
Kthehemi tek çështja e ditës.
Kjo makineri që është vënë në lëvizje tregon fare qartë se çfarë është, çfarë bën Edi Rama, e njejta shfaqje që ai bëri në mbrojtje të Tahirit dhe bandës së Habilajve, e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti Frrokun, Ndokën, përdhunuesin Elvis Roshi dhe cilindo kriminel që ka lidhur me fatin e tij.
Sot është radha e Fatmir Xhafajt, vëllait të tij trafikant droge. Faktet tregojnë se ai ka fshehur dhe mohoi raportet e shërbimeve sekrete dhe të huaja.
Edi Rama e di fare se përgjimi është i vërtetë, se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës. Kjo është arsyeja pse Agron Xhafaj është nisur me urgjencë në Itali pa iu nxjerrë opionit me zë e figurë; shqiptarët duan ta dëgjojnë vetë jo përmes laboratorëve të Surrelit.
Me ultimamute e kërcënime Rama nuk tha dje pse shqiptarët kanë sot një Ministër të Brendshëm që është vetë subjekt i ligjit Antimafia, pse e pengon hetimin e aktivitetit kriminal aktual të Fatmir Xhafaj dhe e di gjithë jugu dhe një pjesë e mirë e gjithë Shqipërisë. Por mori rolin e preferuar të kryegjyqtarit dhe kryeprokurorit sa herë kapen kriminalet e tij me presh në duar. Nuk i mjaftoi që e emëroi vetë kamikazin e tij me 69 vota kundër Kushtetutës dhe sot Vangjush Dako, Qazim Sejdini janë gati të shkelin mbi gjakun e dëshmitarëve të vrarë për të shpëtuar lëkurën.

Duke mos u shfaqur sot në këtë sallë Fatmir Xhafaj është deformimi i hetimit për ligjin antimafia Duke qëndruar ën detyrë dhe duke heshtur për 9 ditë në këto momente që flasim e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X.
Nga e morën vesh kush është këta që pretendojnë se përgjimi nuk është autentik?! Kjo është një tjetër provë se ata janë në mbulimin e provave, njeri përmes bandave dhe tjetri përmes policisë e po i bëjnë presion dëshmitarit X presion familjes së dëshmiarit X.
Opozita kishte të drejtë. Ishte denoncimi ynë që i shtyu drejt këtij hapi.
Dërgimi në Itali e shpëtoi nga ndjekja penale këtu në Shqipëri. Ishte për të mos nisur hetimin. Duket si një veprim i thjeshtë. Agron Xhafaj duhetj të kishte vetë . vizat qeveria jonë i hoqi në vitin 2010. Vendimi ndaj tij është marrë në 2012. Por e vëretta është se ishte Fatmir Xhafaj që mbronte mafiozin e kokainës dhe sot është Agron Xhafaj që mbron Fatmir Xhafaj nga hetimi i aktivitetit kriminal të tij.
Veprimet e kamikazes Arta Marku janë skandaloze sepse ai nuk duhej të lejohej të largohej nësë kishte filluar hetimi. Nëse nuk kishte filluar, pse nuk kishte filluar?
Kupola e policisë që nga Ard Veliu është emëruar nga ata deri poshtë.
Dua t’u bëj një apel figurave publike se është momenti kritik kur mafia dhe krimi dominojnë gjithçka. Mos u merrni me gjërat anësore që servir Rama Xhafaj mos u shpërqëndroni nga thelbi. Duhet ta kuptoni se sot krimi është shumë më i fortë se shteti se sot krimi nuk kursen askënd. Ndaj sot është dita të marrim vendimet e mëdha që do ta ndajnë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi. Ne jemi këtu për detyrën tonë si opozitë por ne do të jemi në krahun tuaj në një aksion popullor që do të bëjë që prokuroria e kapur dhe policia e bërë njësh me Agron Xhafajn do të shkulë këtë mafia që ka kapur Shqipërinë prej fyti.