Para në këmbim të azilit, zyrtarë gjermanë të akuzuar për korrupsion

Sergey Latyshev
Dje ishte thjesht e pamundur në Gjermani – e drejta për azil në këmbim të parave. Sot, kjo është pikërisht ajo që dyshojnë hetuesit që po përpiqen të përcaktojnë nëse zyrtarët e Bremenit në Zyrën Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) kanë marrë gjatë viteve 2013-2016 pothuajse 1.200 vendime pozitive, ose i kanë dhënë statusin e refugjatëve disa emigrantëve të përzgjedhur. Duket se për këto vendime nuk kishte asnjë arsye justifikuese.
Hetimi i zhvilluar nga zyra e Prokurorisë së Bremenit. Auditi po bëhet për mbi 4 mijë e 500 vendime në degës së Bremenit. Ky qytet ka tërhequr vëmendje të veçantë, sepse ka pasur normën më të lartë të vendimeve pozitive për aplikimet e azilit nga emigrantët, pothuajse 96 për qimd. Norma mesatare për Gjermaninë është 62 për qind.
Skandali shpërtheu para një muaji. Ditët e fundit u përditësua me informacione të reja që zyrtarët e BAMF i publikuan në shtyp. Në të njëjtën kohë, deputetë të Bundestagut nga partitë Afd dhe FDP kryesisht, po këmbëngulin që Parlamenti të krijojë një komision special për të hetuar rastet e mashtrimin në çështjet e dhënies së azilit në Gjermani. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të kenë mbështetjen e duhur nga partitë e tjera parlamentare. Për të shmangur një dëm të mundshëm politik për arsye ideologjie, ata nuk kanë interes të tërheqin më shumë vëmendjen e publikut për çështjen e emigrantëve dhe refugjatëve.

Po sikur të mos jetë korrupsion?
Shumë gjermanë besojnë se heqja e ish-kreut të BAMF-së, Josef Schmid, nuk mjafton dhe mendojnë se duhet të bëhet një hetim për të gjithë punonjësit, zyrtarë, përkthyes madje edhe avokatë. Ata janë të akuzuar për korrupsion, duke qenë se policia dyshon se kanë dhënë “statusin e refugjatit” në këmbin të rryshfetit për shumë e shumë emigrantë që janë sjellë posaçërisht në Bremen me autobusë. Hetuesit po kërkojnë nëse zyrtarët në fakt kanë dhënë kaq shumë vendime pozitive jo për para, por thjesht për dhembshuri.
Dyshimet e korrupsionit, që ishin më parë pothuajse inekzistente në Gjermani, janë gjëja e parë që të vjen ndërmend. Ka thashetheme në vend se, statusi i refugjatit mund të blihet vërtetë në vend dhe për këtë arsye është ngritur edhe grupi hetimor. Nëse akuzat janë apo jo të bazuara nuk dihet ende saktësisht, por tymi zakonisht nuk ngrihet pa pasur zjarr.
Megjithatë, shumica e rasteve të vendimeve pozitive në lidhje me dhënien e azilit në Bremen, raportohet se kanë të bëjnë në Jezidi. Në Lindjen e Mesme, përfaqësuesit e kësaj feje të mbyllur, krijuar në bazë të Zoroastrianismit, konsiderohen nga shumë njerëz si dishepuj të djallit. Në vendet e tyre, ata kërcënoheshin me vdekje nga duart e islamistëve. Ndërkohë, autoritetet e emigracionit të vendeve të BE-së janë të detyruar të mos e marrin parasysh fenë kur vendosin për çështjet e dhënies së azilit. Nuk është e pazakontë që jezidit apo kristianët të persekutohen në Lindjen e Mesme. Nuk mund të përjashtohet që një pjesë e vendimeve pozitive janë marrë pikërisht, duke marrë në konsideratë këtë çështje, në përpjekje për të zhbërë një padrejtësi të ligjit në këtë rast.

Kontroll tërësor
Sipas “Bild am Sonntag”, pas daljes në dritë të dyshimeve për korrupsion nga ana e zyrtarëve të Bremenit, duket se këto dyshime nuk ekzistojnë vetëm për këtë zonë, madje autoritetet janë duke kontrolluar edhe 13 nga 70 degët e Departamentit të Emigracinit në të gjithë vendin. Është interesant fakti se dyshimet kanë lindur në degët që kanë numrin më të lartë të vendimeve pozitive ose aty ku dominojnë më shumë se zakonisht vendimet negative, pra mosnjohja e statusit të refugjatit.
Problemet kanë lindur për Jutta Cordt, që drejton BAMF-në që në vitin 2017. Zyra e Prokurorisë së Nurembergut, ku ndodhen edhe zyrat e kësaj agjencie federale, kërkon tashmë të zbulojë se kur e ka marrë vesh kryetarja ekzistencën e këtij skandali dhe çfarë ka bërë për të zgjidhur situatën. Një hetim përpara është hapur kundër Kordt dhe tre krerë të tjerë të Departamentit të Emigracionit. Kjo bëhet përtej vendimit të BAMF për të kontrolluar 18 mijë rezoluta pozitive për dhënien e azilit.