Opozita bën detyrën, pushteti duhet të ketë frikë

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Avni NEZA

‘Unë ju them ja ujku e ju me thoni ja gjurma’, kjo frazë historike e përdorur me mijëra herë në analiza dhe komente, në beteja filozofike e në debate politikanësh është më shumë se aktuale, sot në Shqipëri.
Opozita e ka vënë me shpatulla pas murit ‘ujkun’ qeverisës që ka bërë kërdinë këto 5 vjet në paratë e shqiptarëve dhe në imazhin e Shqipërisë, duke kthyer hapsiren ajrore e detare në një trampolinë trafiku të drogës dhe hapsiren toksore në një serë gjigande të kultivimit të kanabisit.
Ka 5 vjet që opozita denoncon në mënyrë të pandalur krimet dhe batërdinë e qeverisë së majtë të drejtuar nga piktori Edi Rama. Por akoma modeli i centralizuar i qeverisjes si trashgimi e së kaluares komuniste për të majten socialiste nuk ka ndyshuar aspak. Ata si modelin më të mirë të raagimit ndaj akuzave bindëse dhe të qarta të Opozitës zgjedhin kundërsulmin, ironinë dhe batkaxhinjtë e medias që i pagujane të shpifin e të çoroditin mendjen e njerëze të thjeshtë, që edhe shikojnë televizor.
Opozita e thotë haptas dhe me fakte se ja trafikantët, ja mafia, ja ministrat e korruptuar dhe pas kësaj vijnë akuzat e qeversië se, opozita ja fut kot, opozita genjen, opzita fabrikon.
Po çfarë fabrikoi opozita? Që Saimir Tahiri ishte kreu i trafikut të drogës dhe njëkohësisht edhe Minister i Brendshëm. U vertetua që është, dhe është i burgosur nga gjykata.
Por çfare genjeu opozita? Që vendi po mbushej me aeroporte të vogla alla ‘kolumbiane’ për trafikun e drogës nga ajri. Dhe kjo u vertetua. “Mushkonjat” me rrota dhe që punonin me lëndë djegëse ranë në Divjakë, u coptuan në Ishëm dhe u filmuan në të gjithë Shqipërinë.

Por çfarë akuzoi opozita? Që parlamenti është i mbush me banditë të përzgjedhur përsonalisht dhe individualisht nga Edi Rama. Por edhe kjo rezultoi e vertetë. Disa janë nëpër burgje disa nëpr gjykata disa janë non grata në SHBA e disa të tjerë shikojnë e thurin plane, se si t’ja nisin profesionit të tyre pasi nga politika i nxori opozita dhe këmbëngulaj e saj.
Po çfarë akuzon opozita? Se Edi Rama vetëm mashtron. Dhe kjo është e vertëtë pasi ai nuk ka bërë asnjë lloj investimi strategjik gjatë këtyre viteve të qeverisjes së tij e vetem fjale e llafe boshe, stukim, vetëm propagnde te tipit sovjetik dhe ‘falje’ tek PPP-të për të abuzuar e vjedhur sa më shumë.
Këto ditë opozita sërish tregoi ‘ujkun’ dhe reagimi i qeveritarëve dhe atyre të ‘pavarurve’ nga qeveria të komanduar me buton hërë nga para e hërë nga mbrapa dolën në kor për të gjetur ‘armikun e kllasës’ që qenkerka sërish opozita e drejtuar nga Luzim Basha, që sulmon Ministrin aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj për lidhje familjare të ngushta me trafikun e drogës.
E opzita, sipas daullkaukëve mediatike e zyratërë, duhet të mbyllë gojen, të heshtë e të mos denoncojë, sepse e zbuloi partia në kohë reale se kush ishte nën përgjim, se i kujt ishte zeri, se kush e kishte bërë, se kush trafikonte. Pra të gjitha i tha partia e askush nuk ka nevoje të merret me ketë punë. Jo hetim që nuk duhet të behet por as ekspertim pasi ketë e ka zgjidhur lideri me një laborator edhe serioz edhe ndërkombëtar.
Çfarë keqardhje, ku është katandisur qeverisja e vendit tim. Në vend që të merret me ilaçet e të sëmurve që ti ndihmojë e tu vijë në ndihmë që të mos vdesin rrugëve merret me sherimin e imazhit të ministrave dhe lidhjeve te tyre me mafien e trafikut të drogës.
Opozita detyren po bën dhe po e bën shumë mirë. E tregoi “ujkun” e kthyer në çakall të shpërfytyruar këto 5 vjet dhe askush tani nuk mund të thotë se “ja edhe gjurma”. As nga ata të pavendosurit e as nga ata të vendosurit si në opozitë e si jashtë saj. Shqiptarët meritojnë diçka më të mirë së mafia për ti qeverisur. 26 Maji do ta tregojë bindshëm këtë.