Ndodhi edhe kjo, socialistët përjashtojnë nga festa e titullit kampion tifozin numër 1 të Skëndërbeut

Festa e Skënderbeut këtë vit për fitoren e titullit të 7-të kampion në histori, pati dhe surpriza të hidhura, ku njëra prej tyre ishte mungesa në festë e kryetifozit Ilir Vrenozi.
I pyetur nga Syri.net, se pse këtë vit ai nuk ishte ftuar, Vrenozi tha se shkak për këtë mund të jetë pjesëmarrja në festë e kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo.
Unë Skënderbeun e kam dashuri 40 vjeçare… As ftesë nuk mora as njeri nuk më tha gjë. Ndoshta pjesëmarrja në festë e kryetarit të Bashkisë dhe plot socialistëve të tjerë nuk e donin pjesëmarrjen time… Gjithsesi dhe asnjë futbollist nuk me tha asnjë gjysme fjalë’, tha Vrenozi.
Pavarësisht kësaj Vrenozi theksoi se dashurinë për klubin nuk ja zbeh askush.
‘Nuk di ç’të them por dashurinë për Skënderbeun nuk ma venit asnjë dhe asgjë.. e kam dashuri 40 vjeçare… e kam në zemër për jetë…’, përfundoi Vrenozi.
Vrenozi është një nga kritikët më të ahspër publikë përmes rrjeteve sociale të keqqeversijes dhe fenomeneve të tjera negative. Statuset e tij janë më shumë të ndjekura edhe se ato të kreut të qeverisë që për të rritur audiencën urdhëron administratën që të shpërndajnë postimet dhe pëlqimet e tij. Vrenozi është shumë popullor në qytetin e Korçës dhe njihet si një tifozi numër 1 i Skëndërbeut.