Mohamed Salah, vetëm “part-time” në Kupën e Botës!!!

Botërori i Salah mund të fillojë vetëm në fund të muajit qershor dhe ka të ngjarë që ai të luajë vetëm një ndeshje, nëse Egjipti nuk kalon fazën me grupe. Kjo ka qenë ajo që kanë bërë të ditur mjekët e Liverpool.
Mohamed Salah do të ketë nevojë për tre apo katër javë kohë që të jetë i gatshëm, si pasojë e dëmtimit në shpatull të pësuar në finalen e Champions League.
Këtë ka garantuar mjeku Ruben Pons: “Salah nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur më 15 qershor, kur Egjipti ka ndeshjen e parë dhe ndoshta rrezikon edhe ndeshjen e dytë, më 19 qershor.”
Në këto kushte, “faraoni” do të mungojë me siguri kundër Uruguajit, rrezikon praninë ndaj Rusisë dhe pritet të luajë më 25 qershor përballë Arabisë Saudite. Trajneri Hector Cuper vazhdon të ketë dhimbje koke…