Makina përplas për vdekje shefin e Gardës para Kryeministrisë

Shefi i njësisë Operacionale të Gardës së Republikës është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë.
Martin Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës pranë kryeministrisë, ka lëvizur në këmbë ku është përplasur për vdekje nga një automjet.
Policia bëri të ditur se, në rrugën pas Piramidës, një makinë tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje Martin Nikën, një nga oficerët e Gardës së Republikës me më shumë eksperiencë.
Së fundmi ai ishte shefi i njësisë operacionale të Gardës.
Nika është përplasur nga një makinë, sapo kishte përfunduar kontrollin e shërbimeve të gardës.
“Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin:
Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.
Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin Martin Nika 50 vjeç., banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.