Kasmi i përgjigjet Ramës: Ky po që është lajm…

Kryeredaktori i gazetës “RD”, Bledi Kasmi ka reaguar pas deklaratës së Ramës në “Franc24” kur u pyet nga gazetarja për dhunën policore ndaj gazetarit në protestën e opozitës. “Nuk është lajm për faqet e para të gazetave ndërkombëtare dhuna ndaj gazetarit”, ishte përgjigjja që ky i droguar i dha gazetares së “Franc24” kur e pyeti për lincimin që zagarët e tij ndërmorën ndaj meje në protestë.
Normal, për një të mbaruar nga overdozat që ka humbur zërin e arsyes lajmi kalon vetëm nga avionët e droges. Zoti është i madh… e rregullon mirë lajmin”, shprehet Kasmi.
Pyetja e gazetares së “Franc24”
Gazetarja: Shqipëria dëshiron të futet në Europë, negociatat janë hapur, 10 ditë pas samitit të Ballkanit i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, kemi ftuar sot Kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama. Para se të flasim për negociatat, dua të flas për një incident i cili ka ndodhur javën e kaluar, është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës, ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, çfarë është duke ndodhur?
Rama: Mendoj se nuk është një lajm i cili duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit. Opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi.

Rama i rënduar nga overdoza në avion, e nxjerrin përkrahësh
Kryeministri Rama ka qënë në gjendje të rëndë teksa udhëtonte me avion ditën e djeshme për shkak të drogës. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-Kryeministri Berisha ka postuar një foto të Edi Ramës, i cili duket nën efektin e drogës.
“Overdozë! Fotografi dixhital dërgon një foto të Noriegës!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij”, shkruan Berisha.
“Ja dje ndaloi avioni në Lubjanë, ky nuk çohej dot nga overdoza deri sa e nxorën perkrahësh”, shkruan qytetari që e ka fotografuar Ramën në avion.

ram palla