Jam me ty, Bledi Kasmi!

Nga Piro NASE

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i gazetws “Rilindja Demokratike” gjatë protestës së opozitës, është pasuar nga shumë reagime. Një ndër to është edhe e gazetarit të Report Tv, Piro Nase, i cili përmes një postimi në rrjet shkruan i indinjuar për heshtjen nga Unioni i Gazetarëve.
“Një organizatë gazetarësh që nuk dënon dhnën e kolegut të tyre është po pjesëmarrëse në dhunë sa policia.
Nuk pres denoncim nga unioni i lugës dhe pirunit se nuk kanë kohë të dalin për të denoncuar dhunën ndaj kolegut Kasmi sepse u ftohet pilafi dhe fasulet.
Turp për këtë gjiriz që guxon dhe pretendon se mbron gazetarët. Normalisht mbron dhunuesit e gazetarit sepse policia është vëllai i tij.
Në çdo rast jam me kolegët e dhunuar nga cilido pushtet”, shkruan Nase.
Organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar lidhur me dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi, Kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike” në protestën e opozitës.
“RSF denoncon dhunën policore kundër gazetarit Bledi Kasmi në një demonstratë në #Tirana #Albania. Një gazetar me përvojë, Kasmi po raportonte për Rilindja Demokratike http://www.rd.al.
Kryeministri Edi Rama @ediramaal duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia”, thuhet në reagimin e organizatës.