Ja kush është deputeti i PS me 1.8 milionë euro pasuri që Rama i jep ndihmë ekonomike

655

Rama u hoqi ndihmën ekonomike 200 mijë familjeve që janë në minimin jetik dhe I jep ndihmë ekonomike një deputeti të tij. Gazetari Rezar Xhaxhiu sot ka bërë publik emrin e një deputeti socialist që merr ndihmë ekonomike. Në emisionin e mëngjesit të tij në ‘FaxNeës’ Xhaxhiu kishte i ftuar pedagogu Erion Kristo për të diskutuar në lidhje me ngjarjet dhe fenomenet negative që po ndodhin në vendin tone, ku ai mbetet një nga zërat kryesorë që ngreh problemet e shoqërisë.
Sipas tij problematik është dhe brezi që po rritet në Shqipëri, ku mjafton të shikosh se si mblidhen në grupe për të vrarë njëri-tjetrin për të kuptuar situatën alarmante.
Ndërsa shprehu mendimin e tij për tema të ndryshme ai foli edhe për drejtësinë që sipas tij vepron me dy standarde, duke risjellë në vëmendje rastin e kuksianëve të cilët protestuan për një të drejtë bazike dhe u futën në burg. Kristo iu referua edhe vetingut, si një sistem që synon që të pastrojë drejtësinë shqiptare.
Por ai edhe këtu është shumë skeptik, pasi deklaroi se nuk është bërë një analizë për të gjetur shkaqet e vërteta se ku ka çaluar sistemi, duke shtuar se do kishte preferuar që edhe ata të vetingut të kontrolloheshin nga dikush.

Një problem tjetër sipas tij është vonesa e madhe e procesit, ndërkohë që shoqëria shqiptare pret me padurim drejtësi.
“Vetingun e mendoja që do të ishte një proces, për të clën shoqëria shqiptare ka dhënë shumë para që të sillte drejtësi, por unë do doja që puna e tyre të kontrollohej, gjykatësit hiqen nga puna se nuk justifikohen lekët, por unë do doja të analizohej sistemi i drejtësisë, ku çalon puna, por kjo s’po del. Dhe tjetra se sa ngadalë e kanë marrë, ndërkohë që ne shqiptarët preisim dita, ditës drejtësinë”, deklaroi ai Kristo.
I ngacmuar nga Xhaxhiu për pasurinë prej 150 milionë eurove, të 140 deputetëve të Kuvendit të bëra publike nga “Open Data Albania”, Erion Kristo deklaroi se shumë prej tyre nuk e dinë se pse janë aty, duke nënvizuar se ka edhe të ndershëm. Por një pjesë sipas tij janë kthyer në hajdutë, që ai i krahasoi me ‘xhepistë’.
Xhaxhiu: Pasuria e deputetëve, 150 milionë euro pasuri. Vetëm Adnor Shameti i PS ka 360 shtëpi, por jo vetëm kaq, ka deputetë që paguhen me ndihmë ekonomike, Fate Velaj, deputet i PS me pasuri 1.8 milionë euro dhe merr ndihmë ekonomike.
Kristo: Po çfarë të them… ka dhe deputetë që nuk vjedhin dhe nuk janë të korruptuar, ka edhe nga ata që nuk e dinë pse janë aty, një deputet në shumë raste bën një vrimë në ujë, kjo marrja e lekëve apo falsifikimi i ligjit për të marrë ato dieta të qelbëta, është katastrofë…