Gazetarët e pyesin për ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, Rama refuzon tre herë të përgjigjet

Kanë qenë tre pyetje që i janë drejtuar kryeministrit Rama lidhur me agjensinë që ka analizuar audiopërgjimin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike. Dhe të treja herët ka qenë e njëjta përgjigje, refuzimi për të thënë emrin e kompanisë. Rama u shfaq i shpërfytyruar në konferncën me mediat.
“Nuk i jam drejtuar asnjë firmë apo kompanie, por një agjensie të specializuar, emrin s’mund t’jua jap. Ajo çka kam bërë ka qenë në kushtet e një emergjence. Nuk është provë, provën duhet ta provojë prokuroria. Për sa më takon, jam shumë i qartë që bëhet fjalë për një maskaradë me qëllime që janë të qarta për të gjithë.
E motivuar nga një qëllim malinj, për të hedhur në erë negociatat për Shqipërinë. Dita e djeshme duhet t’ju ketë dhënë mundësinë të shikoni, përmes audio-video SHPK-së se në çfarë derexheje është katandisur PD, se çfarë mungese respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë. Besoj se të gjitha këto janë të mjaftueshme. Falenderoj PD-në që e bëri shumë të lehtë maskaradën me këtë shfaqje që dha dje”, u shpreh Rama.
“Fola njëherë dhe kjo është e qartë dhe e prerë. Ajo çfarë iu server publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar dhe kjo është çështje e prokurorisë”, u shpreh më tej Rama teksa I dridhej zëri kur fliste.