Gaboi në finale, Karius kërcënohet me vdekje

Dy gabime në finalen e Ligës së Kampionëve, që ishin vendimtare për rezultatin përfundimtar, nuk do ta lënë portierin Loris Karius të flerë për njëfarë kohe. Endrra e Liverpool për të fituar kupën më prestigjioze në kontinent është zhdukur nëpër gafat e portierit gjerman, i cili ka kërkuar falje publike karshi klubit dhe tifozëve.
Megjithatë, arsyetimet dhe falja nuk kanë mjaftuar për disa mbështetës të “Reds”. Profilet në rrjetet sociale të mbrojtësit ekstrem të Liverpool janë shënjestruar, ku nuk kanë munguar edhe shumë kërcënime me vdekje drejtuar atij dhe familjes së tij. Asgjë nuk ka të bëjë me anën sportive të tregimit.
Siç është raportuar nga “BBC”, policia nuk humbi kohë dhe nisi një hetim në lidhje me këtë: “Ne i kemi marrë shumë seriozisht këto postime në rrjetet sociale, çdo shkelje do të hetohet Ne jemi të vetëdijshëm për sjellje të papërshtatshme, i gjithë komunikimi do të shqyrtohet”. Për Karius do të jetë një verë shumë e gjatë dhe do të duhet të kalojë pak kohë, përpara se mendimet katastrofike inga finalja e Kiev të nisin e të harrohen.
Loris Karius nuk do të harrojë kurrë gabimet në Kiev, por nuk është e thënë se karriera e tij ka marrë fund. Por ndoshta edhe gjithçka ka mbaruar… Futbolli ndonjëherë fal, por ndonjëherë një “gafë” mund të sjellë fundin e karrierës.

“Gafa” që kushtojnë vendin e punës. Khan i ka thënë Karius se më e keqja duhet ende të vijë. Të gjithë do të kujtojnë gjithmonë atë që ai bëri në Kiev, edhe nëse do të luajë shumë mirë në vitet e ardhshme. Një dënim? Futbolli jep, por edhe merr. Kjo vlen edhe për vendin në lavdi. Historitë e portierëve, në këtë aspekt nuk mungojnë. Edhe pse e ardhmja e Karius duket e shënuar, nuk është e thënë se nuk mund të rilindë dhe të harrojë, gjithnjë nëse mundet, atë të ndodhi në Kiev.
Edwin Van Der Sar ishte fajtori kryesor për dy titujt e humbur nga Juventus në dëm të Roma dhe Lazio, sidomos në sezonin 2000/01 me dy gafat që bëri holandezi në sfidën direkte ndaj Lazio. Largimi i portierit holandez ishte i pashmangshëm. Por ai pati hakmarrjen e tij, rilindi te Manchester United dhe fitoi Champions League, si një nga protagonistët kryesorë të triumfit në Moskë kundër Chelsea.
Portieri gjerman mbërriti te Milan në vitin 1998 për të zëvendësuar Sebastiano Rossi, por shumë shpejt nisi të kontestohej nga tifozët kuqezi. Shumë prej tyre do të mbajnë mend akoma gabimin në humbjen 1-3 ndaj Fiorentina. Gabon fatalisht në golin e parë të Batistuta, më pas prek me dorë topin e ardhur nga Costacurta dhe “Batigol” nuk e fal me një goditje dënimi brenda zonës. Në Serie A mori fund, por rilind në Bundesliga, ku shkëlqen me Dortmund dhe fiton titullin. Më pas, vazhdoi të shkëlqente deri në fund të karrierës me Arsenal.

Përvoja e tij te Roma dhe Milan ishte e pafat. Portieri bëri disa “gafa” që i kushtuan vendin e punës. I paharrueshëm është gabimi në derbin e Milanos kur pësoi gol nga 40 metra, nga një goditje pa pretendime e De Agositini. Te Roma fitoi titullin kampion në vitin 2001, por bëri gjithçka për t’ia vështirësuar punën skuadrës së Capello duke pësuar gola qesharak ndaj Perugia dhe Napoli. Eliminimi nga Champions League ishte vetëm faji i tij me dy golat e pësuar ndaj Ajax, ku as vetë De Jong dhe Ibrahimovic nuk e kuptuan si arritën të shënojnë. Ishte fundi i karrierës së tij…
Vetëm emrin ka të ngjashëm me argjentinasin Goicoechea që e ndihmoi skuadrën e Maradona të shkonte deri në finalen e “Itali ‘90”. Në sezoni 2012/13, me dëshirën e Zeman, uruguaiani bëhet portieri i Roma dhe gjithçka ishte një tragjedi. I aftë në lojën në këmbë, por aspak me atë me duar, ku duket se i kishte prej “gjalpi”. Kurioz ishte goli i pësuar nga Cagliari, kur e futi vetë topin në rrjetë, edhe pse po dilte jashtë. Ai sezon shkatërrimtar që bëri me Romën praktikisht i mbylli karrierën, sepse që atëherë nuk është parë më kurrë në futbollin e niveleve të larta.
Një tjetër portier që rrezikoi fundin e karrierës, si pasojë e zgjedhjeve të Zeman. Në vitin 2000, Ferdinando Coppola është portieri premtues i të rinjve të Napoli. Trajner çek e mori në ekipin e parë dhe debutimi i tij ishte një makth, një ditë e tmerrshme, me pesë gola të pësuar ndaj Bologna. Pas ndeshjes duke qarë tha: “Më shkatërruar karrierën.” Vazhdoi të luante futboll në Serie A me Ascoli, Reggina, Siena, Atalanta, Bologna dhe Verona, por kurrë nuk u bë ai portier i madh që mendohej se do të ishte.